Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

502 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – A e dini se kush ishte personazhi perkrah Contes ne Firenze? “Nje histori e denje per…”

SPECIALE – A e dini se kush ishte personazhi perkrah Contes ne Firenze? “Nje histori e denje per…”
Inter Club Staff

Imazhi i Antonio Contes ne Firenze qe po shperthente nga ulerimat ne telefonaten me pankinen jane bere virale.

Ato kane qarkulluar kudo, dhe kane shkaktuar mjaft te qeshura ne te gjithe boten sportive ne Itali. Por te shumte kane pyetur veten se kush ishte personazhi perkrah Contes.

Ne fakt, ai quhet Gianluca, e ka mbiemrin Conte, eshte tre vjet me i vogel se tranjeri i Interit, dhe eshte… vellai i tij.

Po po, e lexuat mire, por ka edhe me shume. Sot kemi vendosur t’ju prezantojme me te, sepse e gjitha eshte nje histori interesante.

Il telefono di Firenze: un’immagine virale

Gianluca, qe i ngjan pak ne pamje Contes, ka mbaruar studimet universitare per shkenca sportive, por ai ben pjese qe gjithmone ne stafin e Contes dhe merret me analizimin e thelle te ndeshjeve.

Ai eshte nje nga njerezit qe nderhyn goxha ne pushimin e ndeshjeve per ti dhene keshilla Contes se cfare ndryshimesh duhet te beje dhe ne baze te statistikave.

Ndeshja e te premtes, 5 shkurt, ku Interi fitoi 2-0 ndaj Fiorentines ne Firenze ka qene teper e vecante per tranjerin e Interit.

Ne pankine ka qene zevendesi i tij, Cristian Stellini. Por edhe pse larg, tranjeri ka ditur qe te degjohet mire nga skuadra.

Nder te tjera, eshte kapur nje moment teper pikant nga telekamerat ne stadiumin Franchi, ku ai ne prezence te vellait Gianluca, uleriste si i cmendur te kufja e tij.

Nje imazh ky qe eshte bere viral: Antonio shihej teksa i rrembente kufjen e telefonit vellait per te komunikuar me pankinen me ulerima, pavarsisht se Interi po fitonte 0-2.

Nje skene shume kurioze por ne te njejten kohe edhe zbavitese, qe ka lene pa fjale edhe vellain e tij.

Getty

Por si eshte historia e tij? Ai ka lindur ne 28 maj, 1972 ne Lecce, tre vite pas Antonios (31 korrik 1969), Gianluca eshte rritur te skuadrat e moshave te Lecces, por pa ja dale asnjehere ne futbollin profesionist, edhe pse debutoi ne Serie A ne 1989.

Ishte koha kur Lecce drejtohej nga Carlo Mazzone dhe ne fushe ishin Virdis, Mriero dhe argjentinasit Barbas dhe Pasculli.

Dicka te tille nderkohe arriti ta bente Antonio. Nder te tjera, me sukses te madh, duke qene se ka fituar tituj dhe disa prezenca ne kombetare (20 ndeshje me dy gola dhe pjesemarrje ne USA 94 dhe Europianin e 2000).

Antonio Conte con i genitori, fra i due fratelli Daniele e Gianluca (a destra)

Gianluca nderkohe eshte diplomuar ne Shkencat Sportive ne Universitetin e Foggias. Ai eshte bashkepunetori me jetegjate i Antonios, duke qene se eshte krahu i tij i djathte qe nga aventura e tij e pare te Bari, ne 2007-2009.

Per Antonion, ai eshte nje pike referimi thelbesore. Ai eshte nje person i nje besimi te madh, ne gjendje madje qe ti tregoje atij edhe gjerat qe teknikut arrijne ti shpetojne.

Ata jane ndare vetem per pak kohe, kur tekniku pati nje eksperience te shkurter te Atalanta per gjashte muaj ne sezonin 2009-2010.

In Nazionale

Nderkohe, puna kryesore e Gianluca Conte eshte e lidhur me analizen e ndeshjeve.

Gjate ndeshjeve, ai ngjitet ne tribune ku edhe me ndihmen e instrumentave teknologjik, punon per te permiresuar sjelljen taktike te skuadres.

Si? Ai bashke me dy analiste te tjere dhe nje kameraman, por edhe me ndihmen e nje tableti me te cilat fotografon dhe merr vete pamje nga fusha e lojes, studion probleme, gabime dhe zgjidhje te mundshme taktike.

Me skuadren e tij ai pergatit imazhe dhe filmime te shkurtra per ti pergatitur menjehere qe Conte te marre masat.

E keshtu, 5 minuta nga fundi i pjeses se pare, ai zbret ne dhomat e zhveshjes per ti komunikuar gjithcka vellait te tij, Antonios.

Ne fund, Gianluca me skuadren e tij realizon edhe analizat me te rendesishme gjate javes ku pergatiten edhe ndeshjet e radhes.

Ai tempi del Chelsea

Shperthimi i Contes ne Franchi dhe fytyra e sikletshme e Gianlucas ka bere xhiron e rrjetit, por pak e dine se pas triumfeve te teknikut zikalter eshte pikerisht edhe saktesia e vellait.

Te dy ata kane qene nje dyshe e pandashme te Juventusi, Kombetarja dhe Chelsea.

Aventura te Juventusi ka sjelle tre kampionate dhe dy Superkupa. Ne Londer ka fituar nje Premier dhe nje FA up.

Me Italine ka bere nje rrugetim te mire ne Euro 2016, ku ka fituar grupin me Belgjiken, Suedine dhe Iralnden dhe eleminuan edhe Spanjen me pas.

Italia doli vetem me penallti ndaj Gjermanise ne kete kompeticion.

Nje histori e denje per tu treguar, nderkohe, dy vellezerit po bejne gjithcka qe te triumfojne edhe ne Milanon zikalter. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.