Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

852 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi shume i ashper pas ndeshjes: “Ja kush eshte forca jone. Boll me historine e penalltive: gjuajtesi yne eshte…”

Inzaghi shume i ashper pas ndeshjes: “Ja kush eshte forca jone. Boll me historine e penalltive: gjuajtesi yne eshte…”
Inter Club Staff

Nje fitore shume e rendesishme, nje ndeshje per te ferkuar syte, nje rezultar 4-0 i genjeshtert sepse mund te kishte qene edhe shume me i larte numri i golave te shenuar nga Interi.

Inter ka shkundur mire Cagliarin sot ne Meazza dhe ka marre ne shtepi tre pike teper te rendesishme para ndeshjes me Salernitanen.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Simone Inzaghi pas ndeshjes sot:

Ka qene nje ndeshje qe ne leter mund te dukej e lehte, por Interi pati zotesine e madhe ta bente te ishte pikerisht e tille…

“Po, djemte jane treguar shume te zotet ne fushen e lojes. Kisha kerkuar kujdes te madh, ishte nje ndeshje e vecante edhe duke pare si kishin dale skuadrat e tjera.”

“Duhet te ishim te zotet qe ta interpretonim mire qe ne fillim dhe ja dolem. Pas 1-0 nuk ishte e thjeshte, por ne mbyllem gjithcka shume shpejt.”

Nje pergjigje shume e mire edhe nga lojtaret qe jane perdorur me pak si Sanchez…

“Qe nga fillimi kam pergjigje tem ira ne fushe, mendoj se ajo eshte forca jone me e madhe. Pak rendesi ka kush luan, nuk kemi pasur asnjehere probleme.”

“Sanchez rritet gjithmone e me shume. Correa deri te demtimi ka bere shume mire. Lautaro dhe Dzeko bejne mire gjithmone. Kam pasur pergjigje te mira nga te gjithe.”

Do doje ta permiresoje kete makine perfekte edhe ne Europe?

“Une dua ne radhe te pare te vazhdoje keshtu. Ne Itali jemi te paret, kemi kaluar turin ne Champions.”

“Kemi nje rrugetim perpara, kemi pasur nej vonese por une kam qene gjithmone pozitiv sepse kam pare skuadren te luaje shume mire qe ne ndeshjen me Genoan.”

“Kemi qene te zotet te bejme nje seri fitoresh te rendesishme.”

Interi kandidohet te dale kampione dimri.

“Vendi i pare eshte i rendesishem, por duhet te shohim me kujdes kampionatin. Nje muaj me pare ishim prapa.”

“Duhet te shohim me kujdes perpara. Te kundershtari i radhes qe kemi perballe te premten duhet te shohim nje ndeshje te veshtire.”

Ku duhet te rritet akoma Lautaro?

“Une mendoj se duhet te vazhdoje te punoje ne kete menyre. Ka bere gjithmone gola ne kater ndeshjet e fundit.”

“Ne Rome nuk ishte sepse nuk ishte mire. Por punon shume mire dhe duhet te vazhdoje keshtu. Ndihet i rendesishem. Jam shume i lumtur me te.”

Bastoni, Skrinair dhe Dimarco kane gjetur pozicionin e duhur ne fushe…

“E kemi ngritur pak skuadren kur presioni u rrit. Kjo per te kapur Cagliarin ne veshtiresi nese do te sulmonin.”

“Mund te ndodhe qe ne ndonje pjese te ndeshjes te sulmojme me pak apo me shume, por ka te beje me menyren si po rrjedhin gjerat.”

Kete sezon ka me shume fantazi ne mesfushen e Interit dhe ka kualitet edhe prapa. Ishte e veshtire te gjeje levizjet e duhura?

“Shiko, eshte normale qe kur kam pranuar Interin e kam menduar se nuk do te kisha Hakimin. Por me pas ndodhi ajo me Eriksen dhe me Lukaku…”

“Isha i detyruar te nderroja dicka qe te beja Interin te funksiononte. Kam pasur fatin te kem drejtues te rendesishem pas shpines time qe me kane sjelle lojtare funksionale qe mund te na ndihmonin.”

“Kemi bere nje rrugetim te madh ne Europe dhe kemi kapur objektivin qe i kishim vene vetes deri per Krishtlindje. Vendin e pare.”

“Tani duhet te jemi te vendosur me kampionatin. Kishim nje vonese, por jemi treguar te zotet qe e kemi anulluar.”

Cfare duan te thone lojtaret kur thone se jane me te lire me ty?

“Duhet te pyesni ata. Une kam 25 lojtare qe me kane dhene disponueshmeri te larte sapo kam ardhur tek Interi. Cdo dite kemi nje raport te shkelqyer.”

Lautaro eshte gjuajtesi i penalltive tek Interi edhe pas nates se sotme?

“Po, Lautaro eshte gjuajtesi yne i pare i penalltive. Pastaj eshte Calhanoglu dhe Perisic. Duhet thene boll per kete histori. Sot i eci keq Lautaros por duke qene nje sulmues di te them se penalltite nuk i gabon vetem ai qe nuk i gjuan.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.