Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Ku kanë përfunduar këta çuna?

Inter Club Staff

Më 25 mars 2012, Inter Primavera ose InterU19, i kryesuar nga Andrea Stramaccioni, fitoi edicionin e parë të Next Generation Series(Champions Liga për të rinj), një turne futbolli i të rinjve, i cili tani është bërë UEFA Youth League.

Në finale, të rinj të zikaltër mundën bashkëmoshatarët e Ajax me penallti, pasi kishin eleminuar në ndeshjet e mëparshme ekipe me emër si Sporting Lisbona dhe Marseille dhe pasi kishin fituar Kampionatin në Itali në të njëjtin vit, duke mundur Lazion në finale.

Po gjashtë vjet më vonë, ku kanë përfunduar heronj e Londrës aq shumë të respektuar nga shtypi pas fitores kundër Ajax?

Le ta zbulojmë së bashku:

RAFFAELE DI GENNARO: (Portier) Karriera e kaluar në serinë e ulët, me kalime në Cittadella, Latina, Ternana dhe aktualisht te La Spezia Ende në pronësi të Interit;

SIMONE PECORINI: (Mbrojtës) Premtimi i shkëlqyeshëm i futbollit italian mbeti i tillë, ndoshta për shkak të shumë pritjeve dhe presioneve mbi djalin,në Cittadella dhe Ascoli sezonet e tij më të mira aktualisht militon te Avellino;

Image result for pecorini inter

MAREK KISELA: (Mbrojtës) Pas triumfit historik, Inter nuk beson më të lojtari dhe e kthen në shtëpi me Jablonec, ai u tërhoq nga futbolli profesionist vetëm 25 vjeç. Kysela ka përjetuar një provë të vërtetë në sezonet e fundit. Problemet e tij filluan në prill 2016, me bluzën e Jablonec: aksidentalisht goditi kokën, Kysela u diagnostikua me një tumor malinj të trurit. Pas operacionit, ish-mbrojtësi i Interit vazhdoi të kishte probleme, me goditje të epilepsisë dhe problemeve të mushkërive.

Image result for MAREK KISELA inter

LUCAS SPENDLHOFER: (Mbrojtës) Pas një debutimi të mirë në Serie A me Interin dhe kalimin vitin e ardhshëm në Varesetransferohet përfundimisht te Sturm Graz, ku ai bëhet një pikë e fortë për klubin e tij në Ligën A Austriake.

IBRAHIMA MBAYE: (Mbrojtës): luan në Serinë A me fanellën e Bolonjës që e ka blerë nga Interi. Pas viteve të para shpërthyes (shih sezonin në Livorno), anësori i dhjathë ka ngadalësuar rritjen e tij, duke mos gjetur shumë hapësirë në ekipin Emiljan.

LORENZO CRISETIG (Mesfushor): në moshën 18 debuton në Ligëne Kampionëve me Interin. Gjatë rritjes së tij ai është konsideruar gjithmonë si mesfushor i ardhshëm i Interit, por në vitin 2015 ai u transferua në Bolonjë, pastaj te Crotone dhe sërish në Bolonjë.

ALFRED DUNCAN (Mesfushor): një nga të paktët që ka luajtur një rol të rëndësishëm në Serie A. Pas sezonave të mira në Livorno, ai konfirmohet edhe te Sampdoria dhe nga viti 2015 është një element themelor i Sassuolos;

ANDREA ROMANO (Mesfushor): kapiteni i atij ekipi, ai është ende në pronësi të Interit, i cili e dërgon borxh. Prato, Crotone, Prato, Renate, Reggina dhe në këtë sezon luajti në Monza;

DANIEL BESSA (Mesfushor): një djalë me talent të madh, të cilin ndoshta kurrë nuk e shfaq plotësisht. Pas shumë xhirove borxh nepër Itali edhe jashtë saj në këtë sezon pas lëndimeve të ndryshme po luante vazhdimisht me Veronën dhe në merkaton e dimrit shkoi në Genoa, ku ndoshta do kemi mundësi ta shohim atë përsëri në qendër të vëmendjes;
SAMUEL LONGO (Sulmues): Një nga liderët e fitores finale, është ende në pronësi të Interit, i cili deri më tani e ka huazuar atë sidomos në Spanjë. Espaniol, Rayo Vallecano, Girona (ku ka luajtur mirë) dhe tani te Tenerife.

MARKO LIVAJA (Sulmues): problemet e karakterit kanë ngadalësuar karrierën e këtij djaloshi. Pasi bëri disa paraqitje me Interin në kampionat, ai u transferua te Atalanta dhe sezonin e ardhshëm u ble nga rusët e Rubin Kazanit. Një vit më vonë ai kthehet përsëri në Itali te Empoli dhe pastaj në Spanjë te Las Palmas. Në këtë sezon ai u bashkua me AEK e Athinës;

Në stol ishin:

ANDREA SALA (Porter): aktualisht në Ternana.

Image result for andrea sala inter ternana

EUGENIO GIANNETTI (Mbrojtës): Ekipi i tij aktual është Dro Alto Garda

Related image

RODRIGO ALBORNO (Mesfushor): konsiderohej si një nga talentet më emocionuese në Paraguaj, Alborno tani luan për Libertad. Sezoni i tij më i mirë në Itali ishte në Cittadella në 2013-2014;

MARCO BENASSI (Mesfushor): megjithëse në finale nuk luajti, Benasi fitoi Serie A me ndeshje të mira. Ai luajti me Torinon, u shit shpejt nga Interi në marrveshjen për Dambrosion.

GIOVANNI TERRANI (Sulmues) po konsolidon karrierën e tij pas disa xhirove borxh, ‘aktualisht luan te Peruxhia.

Image result for GIOVANNI TERRANI inter

GIANMARCO FALASCA (Mesfushor): Luan me Albalonga në Serie D.

Image result for GIANMARCO FALASCA inter

FRANCESCO FORTE (Sulmues): ende në pronësi të Interit, ai ka udhëtuar në të gjithë Italinë borxh, aktualisht luan me La Spezia.

Image result for FRANCESCO FORTE ( inter

Mister Stramaccioni, Këtë sezon drejtonte Sparta Pragës dhe në mars u shkarkua, Ka drejtuar Inter, Udinese dhe Panatinaikos.

Përse ky shkrim sot dhe tani do thoni ju?

Mosha e atyre çunave ishte 18-20 vjeç dhe shumica ishin 19 vjeç, kjo do të thotë se sezonin tjetër duhejt të largoheshin U19 pasi tejkalonin moshën.

Alternativat ishin, ose shitje ose borxh diku ose ti kaloje në ekip të parë.

Kjo e fundit bie poshtë se aty ska vend për të gjithë (përveç ndonjë rasti si Balotëlli apo Santon). Pra ngelën 2 opsionet e para, te ata që Interi nuk besonte i shiti, te ata që besonte fort për të ardhmen i shpërndau borxh nëpër ekipe të vogla, por ekipet e vogla duke kaluar në vështirësi rezultatesh ose ndërrimet e trajnerave nuk rrezikojnë me të rinjtë pa eksperiencë (sidomos kur nuk kanë nën pronësinë e tyre e sduan të vlerësojnë mallin e huaj) por aktivizojnë veteranë duke përdorur parimin:  USATO SICURO-I PËRDORUR DHE ME GARANCI.

Kështu dikush digjet nga karakteri, dikush nga fati, dikush nga sistemi, etj. Europa e ka zgjidhur me ekipet e dyta ose me ekip rezervash ose me ekip U23. Pra një lojtar të ri 19 apo 20 vjeç e mban në ekipin e dytë i jep besim deri 22-23 vjeç dhe nuk e hedh në mëshirë të fatit nëpër ekipe tjëra që fëmijë.

Italia në këtë aspekt është 20 vjet mbrapa. Ndaj nuk kane faj drejtuesit kur ju digjen talentet sepse talente 17 vjeç si Balotelli, Messi, Mbappe, etj nuk dalin çdo ditë.

Si rastet më sipër Interi ka djegur e të tjërë si Bonazzoli, Puskas, Donatti, Caldirola, Bardi(që trajneri Kievos kishtë qejf Sorrentinon 39 vjeç para tij), etj.

Por te thuash sot se Interi djeg talente ne nje kohe kur askush prej tyre nuk ja ka dale diku tjeter me perjashtim te ndonje rasti sporadik, eshte e tepert.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.