Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

532 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset – Ulerimat e Contes fusin Marotten ne pune. Nje Inter i madh me keto 5 kampione: “Endrra ka vetem nje emer.”

Sport Mediaset – Ulerimat e Contes fusin Marotten ne pune. Nje Inter i madh me keto 5 kampione: “Endrra ka vetem nje emer.”
Inter Club Staff

Ulerimat e Antonio Contes pas humbjes me Bolognan duket se kane bere qe te shkunden jo vetem muret e San Siros, por qe zeri i tij te degjohet fort edhe tek drejtuesit zikalter.

Sipas asaj qe shkruan Sport Mediaset, Marotta dhe Ausilio kane si qellim qe te plotesojne totalisht deshirat e Contes ne merkaton e ardhshme.

Ata duan te fitojne dicka me patjeter, dhe prandaj deshirojne qe lojtaret qe do te blihen, te jene ne nje linje me deshirat e tranjerit: te forte dhe fitues.

Ne kete sens, emrat e Vidal dhe Dzeko mbeten si gjithmone emra te lakuar, por ne oret e fundit kane dale ne pah edhe emrat e Allan dhe Mandzukic. Shume te afert ndermjet tyre nga eksperienca dhe nga rolet e tyre ne fushe.

Gjithesesi, lojtare si ata jane pikerisht ato qe ka ndermend Conte: ai i deshiron sidomos per karizmen e tyre por edhe per personalitetin qe e kane me shumice.

Te gjithe e dine se per te fituar, Interi duhet te beje nje miks elementesh eksperte plus lojtare te rinj.

E lista eshte e gjate dhe normalisht fillon me tre lojtare te rinj: Emerson Palmieri, Marash Kumbulla dhe Sandro Tonali. Tre emra qe ne kete moment duken afer veshjes se fanelles zikalter.

Por me pas ka edhe nje enderr: ai quhet David Alaba. Austriaku eshte ne skadence kontrate me Bayern sezonin qe vjen, dhe ditet e fundit ka fituar pike per sa i perket merkatos se Interit.

A do te jete ai qershia mbi torte pas ulerimave te Contes? Apo eshte nje enderr e pamundur dhe Interi do te marre Emerson Palmieri nga Chelsea? Mbetet per tu pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.