Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 19, 2019

Scroll to top

Top

744 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset – Interi ka nje thesar ne shtepi: ja sa shume eshte rritur vlera e Politanos qe nga vera

SportMediaset – Interi ka nje thesar ne shtepi: ja sa shume eshte rritur vlera e Politanos qe nga vera
Inter Club Staff

Ai ka hyre vetem ne minutat e fundit te lojes, por Matteo Politano ka qene njeriu me deciziv i kombetares duke i dhuruar keshtu Italise fitoren i vetem kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne miqesoren qe u luajt ne Belgjike. 

Eshte nje moment i arte per sulmuesin e krahut italian qe ne kete fillim sezoni ka qene edhe shume i rendesishem per Interin por edhe per skemat e Luciano Spallettit.

Ai ka ardhur ne kete vere qe kemi lene pas per 5 milione euro huazim plus nje te drejte blerje prej 20 milione euro.

Por me sa duket, Politano nuk vlen me kaq sa ka kushtuar, por shume me shume.

Per kete gje ka shkruar sot Sport Mediaset e cila shton: 

“25 milionet e vleresimit te lojtarit nuk duken asgje perpara vleres se tanishme te tij.”

Ato 25 qe Interi ka paguar (e qe do te paguaje) jane bere te pakten 35-40 milione euro.”

“Por pervec vleres se kartonit te tij, Interit i intereson shume paraqitja e tij ne fushe sepse ka nevoje per ndihmen e tij ne krahun e majte te sulmit.”

“Nje tjeter lajm i mire eshte se Interi po investon jo pak tek lojtaret italiane ndryshe nga sa ka ndodhur ne te kaluaren.”

“Interi keshtu ka zbuluar se ne shtepi ka nje thesar. Milani dhe Napoli ishin pas lojtarit, por zikalterit arriten te triumfonin dhe ta benin per vete Politanon. Ku i dihet se sa jane penduar tek dy skuadrat e siperpermendura per shkak se kane humbur nje lojtar si ai e qe sot vlen shume me shume se sa nje vere me pare…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.