Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SportMediaset shkruan skenarin e tratatives Vucinic-Guarin. Ja versioni sipas tyre…

SportMediaset shkruan skenarin e tratatives Vucinic-Guarin. Ja versioni sipas tyre…
Inter Club Staff

“Ciao Beppe, deshirojme Vucinic”. Me kete fraze, ne mesin e javes qe kaloi ne zyrat e Federates, nisi tratativa per shkembimin e cuditshem ndermjet Interit dhe Juves. Ai qe foli ishte Fassone, dhe natyrisht Beppe ishte Marrota. “Ok, po cfare na jepni ne shkembim?” pyeti drejtuesi i Juventusit. Dhe Fassone i pergjigjet “Guarin”. Me pas, ne menyre sekrete nje dite mbrapa vjen ne milano agjenti i lojtarit qe ne fillim takon Interin, pastaj Juventusin. Propozimi i Fassones ishte shkembim koke me koke. Ne Torino te paket jane ata qe e besojne nje dhurate te kesaj madhesie nga ana e Interit. Por, te dielen zikalterit humbasin ndaj Genoas. Telefoni i Marottas bie serisht, dhe nga ana tjeter eshte Fassone: “Shihemi neser dhe bejme marveshjen per shkembimin”. Nga te gjitha keto, Thohir praktikisht nuk dinte asgje. Nuk dinte asgje per kete tratative dhe ky fakt e ben te nevrikoset jashte mase sapo e mer vesh. “Po si dreqin – pyet Presidenti i Interit – mund te shkembehet koke me koke nje lojtar 27 vjecar me nje lojtar 30 vjecar?”. Hyn Moratti ne loje ne kete moment: Stop marveshja. Qe tju japim Guarin duhet te paguani te pakten 5 milion Euro plus. Juve nuk eshte dakord dhe cohen nga tavolina: “Te gjithen e keni nisur ju – thone drejtuesit e Juventusit – tani rregullat e lojes nuk do te ndryshojne. Moratti telefonon perseri Thohir, Presidenti Indonezian eshte mjaft i shqetesuar per reagimin e tifozeve: Ne mes ndodhet figura e tij. Por tratativa rinis serisht nga fillimi. Guarin nuk deshiron te rikthehet ne Pinetina dhe Vucinic ka pershendetur shoket ne Vinovo. Prokuratori i Malazezit ben presion dhe Interi eshte ne pritje te tij. Fluturojne fjale te medha nga te dyja kampet. Te dalesh nga marveshja eshte nje rebus. dhe Juventusi ka nje pozicion te forte. Moratti e di dhe telefonon perseri Thohir: “Shkembimi ne kete pike qe e kane cuar nuk mund te evitohet.”, dhe futet ai ne loje duke mare persiper rrezikun. Fton Thohir te qendroje i qete edhe pse perfaqesuesi i Thohir ne Milano eshte super i nevrikosur nga ajo qe sapo ka ndodhur, sepse Erick fajson ate. Pjesa tjeter po ndodh ne keto minuta. Marveshja pritet te behet. Me pas do te behen llogarite ne shtepine Inter…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.