Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

212 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi rikthehet sot ne fushe por Conte e nis menjehere me 2 kerkesa te qarta per lojtaret!

Interi rikthehet sot ne fushe por Conte e nis menjehere me 2 kerkesa te qarta per lojtaret!
Inter Club Staff

Pasi ka kerkuar nga lojtaret qe te mbajne formen e tyre me stervitjet individuale ne shtepi, gjithmone te ndjekura me ane te kamerave nga Conte dhe stafi i Interit, lojtaret zikalter jane gati sot qe te kthehen per stervitjen e pare pas dy muajsh ne Appiano Gentile.

Skuadra pritet sot ne Pinetina por puna e vertete do te filloje neser ose maksimumi te enjten me stervitjet individuale.

“Ai qe do te drejtoje grupin qe nuk do te jete nje grup ne fakt, do te jete perseri Romelu Lukaku: belgu e ben kete gje qe kur ka ardhur ne Milano sepse eshte bere tashme nje figure qendrore e Interit.”

“Nese do te luhet, kur te luhet, Conte do te kerkoje vetem dy gjera: e para qe Lukaku te vazhdoje te jete ai i gjashte muajve te pare tek Interi.”

“Dhe e dyta per Lautaron, qe edhe pse ne keto jave eshte folur shume per gjera te tjera, tani eshte koha per te menduar per Interin vetem.”

“Per Messin dhe Barcelonen apo klauzola dhe rroge nuk eshte ky momenti i duhur. Per te ardhmen do te kete kohe.”

“Toros do i kerkohet te harrohet cdo gje dhe te kthehet ne fushe me idete e qarta dhe per te krijuar LuLa qe kemi pare te shkelqeje ne pjesen e pare te sezonit.”

“Per argjentinasin ka nje sezon ku ai ka nisur te shpertheje per tu kompletuar dhe finalja duhet te jete e denje per pritshmerite.”

“Merkato mund te prese, apo duhet te jete puna e agjentave, jo e lojtareve: Lautaro ne keto vite nuk eshte ndalur kurre. Tani duhet te kete akoma me shume uri per te bere sforcot e duhura me Interin”, nenvizon La Gazzetta dello Sport.

“Keto te dyja jane armet finale, por mbrapa ka nje strukture te tere qe i mbeshtet. Mbase vrapi nuk do te jete me i njejti, por loja po. Per vrapin dhe kthimin ne forme te lojtareve do te mendoje stafi atletik i klubit qe do te bejne maksimumin per te rikthyer skuadren ne shina.”

“Kjo eshte nje detyre qe mbi te gjitha kalon nga Marcelo Brozovic. Kroati pas nje karantine si baba do te jete me kohe te plote tashme ne stervitje ku do te tentoje te rikthehet ne qender te “makines zikalter”.”

“Do te kete nevoje per cdo ndihme, per cdo resurs, edhe per ato madje qe dukeshin te humbur gjate rruges.”

“Keshtu Stefano Sensi do te jete i vezhguari special per te gjithe fazen e dyte (nese do te filloje): nga njera ane duhet nje program per te ruajtur muskujt dhe nga tjetra duhet nje program per ta rikthyer ate ne fillimet e tij tek Interi.”

“Perpara demtimit ne tetor ai ishte nje lojtar komplet tjeter, por demtimet e njepasnjeshme bene te veten duke humbur vetebesim tek lojtari.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.