Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Taktike, zemer dhe djerse: “Jane cmendur te gjithe. Interi i mbyll gojen te gjitheve dhe cmend pikerisht ata qe…”

Taktike, zemer dhe djerse: “Jane cmendur te gjithe. Interi i mbyll gojen te gjitheve dhe cmend pikerisht ata qe…”
Inter Club Staff

Interi eshte e detyrueshme te fitoje skudeton. Ah po? E kush e thote? Dy jane mundesite e mundshme: Kundershtaret ziliqare qe po i bejne syte katersh dhe jo kopetentet.

Kundershtaret ziliqare sepse shpresojne qe te vene nje presion maksimal te nje grup qe nuk ka fituar kurre asgje, me perjashtim te ndonje rasti te rralle.

Nderkohe, jo kompentet flasin sepse nuk ja kane idene. Por pa vleresuar aspak qe Interi me te vertete nuk ka kupat europiane, por ka qene skuadra e fundit ne Itali qe e perfundoi sezonin vjet.

Interi nuk ka kupat europiane, por deri ne 9 shkurt ka luajtur ne Kupen e Italise (nderkohe te tjeret benin pushime per qef).

Interi nuk ka kupat europiane, por te shohim se kush do te luaje ne keto Kupa Europiane deri ne maj, kur ato perfundojne se duket sikur te gjithe do i shkojne deri ne fund.

E te mos harrojme, se si Covid ne fillim te sezonit preku rende Appiano Gentilen, ku gjysma e skuadres ishte jashte.

E pastaj kjo skuadra plot me lojtare? Skuader plot me lojtare me Sensin dhe Vecinon qe me shume nuk kane qene se sa kane qene.

Me Sanchez qe ka qene pothuajse gjithmone me gjysme sherbimi, me lojtare jashte rolit dhe te rivleresuar per shkak te punes dhe nevojes nga stafi (Perisic, Eriksen).

Interi eshte e detyruar te fitoje? Po cfare thoni. E verteta eshte se ky grup me te vertete mund ta fitoje kete kampionat, por jo sepse duhet, por sepse mund.

E gjitha eshte merita e Interit, e askujt tjeter. Dhe i famshmi “rrugetim”, fjale aq shume e dashur nga Antonio Conten, ka derguar Interin ne krye te klasifikimit fale nje pune te mrekullueshme, fale karakterit, deshires dhe zemres.

Askush nuk po i fal asgje kesaj skuadre. Askush. Madje te gjithe kunder Interit japin dicka me shume nga vetja.

1-0 me Atalanten eshte nje tregues sublim i momentit. Handanovic dhe shoket i kane dhene shume pak mundesi kundershtareve.

Interi e dinte shume mire se cfare skuadre kishte perballe, se cfare force sulmi kane ata.

Por ne te njejten kohe, Interi krijoi shume momente per te shenuar: te gjithe flasin per 1 gjuajtje ne porte, por nuk flasin per rastet e Lukakut qe thjesht nuk u konkretizuar me nje gjuajtje.

Duken si specialista flashscore keta njerez qe bejne komente vetem nga inati dhe zilia qe ata kane dhe deshira per te qene nje tifoz i Interit ne keto momente.

Taktikisht, duhet thene: eshte vuajtur si dreqi, por Antonio Conte dhe skuadra e kane lexuar ndeshjen mire dhe kane studiuar cdo levizje.

Pastaj, detajet ndryshojne rezultatet, nuk mund te kapesh sepse Atalanta mbajti topin me shume, sepse ne fund te fundit, aksionet me te rrezikshme i krijoi Interi.

Dikujt i djeg, sidomos ata qe flasin per gjera etike “jo nuk luhet keshtu”, “jo nje gjuajte ne porte”, a thua se po i intereson dikujt vertete se si luan Interi.

E vetmja gje qe atyre u intereson eshte te humbase Interi.

Sa prej atyre kane folur per lojen e Interit ndaj Shakhtar, kur doli dy here 0-0, me nje Shakhtar qe nuk doli kurre nga porta dhe mbronte me 11 lojtare? Ne nje ndeshje ku Interi beri 20 gjuajtje me 0 ne porte.

Cfare thane ata? Bravo Interit per lojen, por Shakhtarit ti vi turp? E shikoni qe jane kontradiktore me veten? E shikoni qe nuk i intereson aspak se si luan Interi, por duan vetem hapin fals te Interit?

E ne mungese te ketij hapi fals, e vetmja gje qe mund te bejne eshte te qajne neper rrjete sociale.

E nderkohe, Milani i madh, i vetmi Milan i madh qe ka Milano, ai me mbiemer Skriniar, shenon nje gol, me nje tek gjuajtje per Interin, dhe sjell ne shtepi 3 piket dhe i cmend te gjithe. Kundershtaret ziliqare qe po i bejne syte katersh nga zilia dhe jo kopetentet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.