Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

389 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni, cfare fjalesh per ish-skuadren e tij: “Me duket nuk po e kuptoni: Interi po ben nje…”

Stramaccioni, cfare fjalesh per ish-skuadren e tij: “Me duket nuk po e kuptoni: Interi po ben nje…”
Inter Club Staff

Ne diten e ditelindjes se Interit, Andrea Stramaccioni ka qene protagonist ne nje interviste te dhene per Radio Nerazzurra.

Ai ka treguar disa kujtime nga aventura e tij ne Milano: “Per mua ka qene nje fat i madh te behem tranjer i Interit ne nje moshe aq te vogel.”

“Punoja te Roma dhe kisha terhequr vemendjen e nje klubi si Interi. Kemi pasur fatin te fitojme Nex Gen ne ate kohe dhe interizmi po rritej tek une.”

“Telefonata e Morattit ka qene dicka unike. Nuk kisha stervitur ne Serie A dhe u gjeta perpara nje skuadre qe kishte kampionet e Tripletes ne brendesi te saj.”

“Pas Interit kam udhetuar neper bote, por nje stadium si San Siro se kam gjetur dot kurre.”

“Ato tribuna vertikale nuk jane askund dhe pasionin qe kane interistat nuk e gjen dot diku tjeter. Kane qene vitet e mia me te lumtura.”

Stramaccioni me pas e njeh edhe hapin prapa qe ka bere: “Me ndershmeri une dhashe gjithcka cfare dija te beja.”

“Kam pasur fatin te jem tranjer i Interit. Sfidoj kedo qe te menaxhoje nje skuader si ajo, edhe tranjeret me me shume eksperience si une, kane pasur veshtiresi, sepse Interi eshte Inter. Nuk eshte e thjeshte.”

“Nuk eshte vetem futboll, por nje menaxhim 360 grande. Imagjinoni nje djalosh ne eksperiencen e tij te pare tek Interi.”

“Ky isha une ne ate kohe. Kam bere shume gabime mbi te cilat kam mesuar shume, por kam qene tranjeri me me fat te kisha ne skuader njerez si Zanetti, Cordoba dhe Materazzi, qe me kane mbeshtetur.”

“Dicka ne fillim e beme mire, por me pas shume gjera u gabuan. Moratti ishte me shume se nje president, kishte krijuar nje familje.”

Pastaj kalohet te e tashmja: “Skudeto? Kjo fjale nuk thuhet… – ben shaka Stramaccioni -. Une shoh nje skuader qe po ben nje kryeveper.”

“Interi ka ditur si te mbaje veten ne kembe ne momente te tmerrshme si eleminimi ne Champions League apo edhe eleminimi ne Kupen e Italise.”

“Interi ka mundur skuadren me ne forme te Serie A qe nuk kishte asgje per t humbur. I ka lene vetem dy gjuajtje te pista ne porte dhe aq.”

“Dikush eshte trishtuar se dje ne fushe nuk ka pare Barcelonen, por Interi nuk eshte Barcelona. Eshte nje skuader e forte, kompakte me armet e saj dhe qe eshte shume e veshtire ti shenosh gol.”

“Te shohesh nje si Sanchez te futet dhe te vrapoje pas mbrojtjes, eshte nje tregues per grupin e madh qe eshte krijuar ne Milano.”

“Shoh nje skuader qe lufton dhe vuan. Me pelqen shume. Nuk e di si do perfundoje, por po ben nje rrugetim te madh dhe shpresoj te jete thjesht fillimi i nje rrugetimi te gjate e te bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.