Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

931 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Strama:”Moratti eshte nje udheheqes, nese do te rrije do ta beje per dashuri ndaj Interit. Isha i bindur qe do te qendroja…”

Strama:”Moratti eshte nje udheheqes, nese do te rrije do ta beje per dashuri ndaj Interit. Isha i bindur qe do te qendroja…”
Donald Elmazi

Andrea Stramaccioni, i ftuar ne Radio Deejay gjate programit Deejay Football Club i pergjigjet disa pyetjeve te degjuesve:“Skudeto per Romen apo Interin, ke preferoj? Veshtire per ta thene por besoj se Interi kete vit e ka te veshtire te hyje ne luften per titull”. Me pas pyetet se cfare ndodhi me Antonio Cassanon:”Eh, eshte normale qe ndonjehere nje trajner mund te nevrikoset per dicka qe nuk shkon mire, un ia thashe ne sy dhe keshtu beri dhe ai me mua”.

Per sfiden Barcellona-Real Madrid shton:“Shpresoj qe Ancelotti, per miqesi, mund te fitoje”. Pastaj komenton per interesimin e Galatasaray-it:”Me kane marre ne telefon, me erdhi mire qe isha ne konsiderate, pastaj kane zgjedhur nje teknik qe vleresoj si Roberto Mancini“. Por Strama ka rimarre deshiren per te trajnuar? “Une e dua futbollin, e ndjej shume. Normalisht qe dua te kthehem qe neser. Nese do kisha nje impakt me Serie A me pak traumatizues? Ishte si te shkoje nga gjimnazi ne Universitet, por situatat duhet te gjykohen. Ne ate moment Massimo Moratti beri zgjedhjen e tij dhe une ne ate momente nuk do te kthehesha kurre pas”. Fabio Caressa pyet nese jeni penduar qe keni thene ndoshta pak here ‘jo’:”Deri per Krishtlindje e ndjeja veten ne kontroll te situates, ishim te dytet apo te tretet, kishim bere shume mire. Problemet erdhen me pas te gjitha, sigurisht qe aty u vura ne veshtiresi per te kontrolluar te gjtiha ato probleme bashke”.

Pas nje viti e gjysem me Straman trajner, Moratti vendosi te shese: ndiheni pak ne faj? “Ai ka qene shume i sinqerte me mua, qe ne prill filloi te me shpjegonte gjerat. Ishte gjithmone shume i qarte, me pas ne javen e fundit gjerat u pershpejtuan. Gjithsesi ai ka qene gjithmone trasparent”. Stramaccioni me pas tregon per shkarkimin e tij:“Nese mendoje se do te qendroja? Po, une besoja dhe nuk eshte nje genjeshter. Gjithcka ndryshoi brenda nje jave, nuk mendoj per ndonje ceshtje teknike. Nuk e imagjinoja qe Moratti vendoste per gjithcka tek Inter, mendoja per nje president te madh qe thoshte vetem fjalen e fundit. Moratti ka fjalen e pare, te dyten dhe te treten… Nese rri e ben per dashuri ndaj Interit, por eshte mesuar te udheheqe me bindje. Nese do e beje, e ben vetem per Interin”.

Stramaccioni komenton dhe rritjen e Jonathan dhe Ricardo Alvarez: “Per Rickyn nuk kisha dyshime, pak e mbajne mend qe ne derbyn e pare ai luajti sulmues i majte. Problemi ka qene ne nderhyrjen qe pati ne gju dhe u riaftesuar ne janar. Me Jonathan kam folur shume here; me pare kishte para Maiconin, me pas ishte dhe Javier Zanetti. Prandaj vlerat e tij rane ne hije nga keta lojtare, disa here ishte dhe i pafat pastaj me Romen beri nje super gol”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.