Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

580 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Super League, cfare frike: “UEFA gati te perjashtoje 4 klube nga Champions: Inter ben pjese te…”

Super League, cfare frike: “UEFA gati te perjashtoje 4 klube nga Champions: Inter ben pjese te…”
Inter Club Staff

UEFA me sa duket po kalon ne aksion dhe po behet gati qe te marre vendimet e para disiplinore per klubet qe u regjistruan ne Super League dhe sidomos ndaj atyre qe nuk jane larguar ende zyrtarisht nga kjo ide.

Per kete ka folur sot ESPN, e cila ka zbuluar se UEFA ka pergatitur nje denim dy vjecar me skualifikim nga kupat e Europes, Champions League dhe Europa League.

UEFA ne dhjete ditet e kaluara ka komunikuar me 12 klubet e perfshira duke bere nje tentative te mirefillte per te gjetur nje marreveshje per nje denim te ulet me kushtin qe klubet te mos e provojne me ne te ardhmen dicka te tille.

Por duke nisur nga dita e merkure, sipas disa burimeve shume afer kesaj situate te ESPN, marreveshja eshte arritur me shtate klube: Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Po Inter? Sipas ESPN, klubi zikalter qe sapo eshte shpallur kampione ne Itali eshte afruar me kerkesat e UEFA-s por ende nuk ka gjetur nje marreveshje.

Dicka e tille pritet qe te arrihet ne ditet ne vazhdim dhe zikalterit nuk rrezikojne ndonje perjashtim nga kupat e Europes.

Nderkohe, Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milan, duke qene se kane mbajtur pozicionet e fillimit, do duhet te perballen me nenimn 51 te statutit qe konfirmon se:

“Asnje kombinim apo aleance ndermjet klubeve qe bejne pjese ne UEFA, ne menyre direkte apo indirekte, nuk mund te krijohet pa marre me pare leje nga UEFA.

Ky grup i vogel duket se mendon ende se eshte ne nje pozicion force ndaj UEFA-s sepse pretendojne se dokumentat e dorezuar te UEFA dhe FIFA konfirmojne se Super League kerkonte “lejen” e UEFA-s dhe kerkonte “njohjen e saj” dhe jo ndarjen nga UEFA.

Sipas disa burimeve te tjera afer grupit te katershes, UEFA duket se do te thyente nje vendim te Gjykates se Madridit nese do te merrte nje vendim disiplinor ndaj klubeve.

Nderkohe, nje burim afer UEFA-s qe e njeh shume mire statutin e organizates e ka pranuar jo zyrtarisht se do te jete e veshtire qe klubet te denohen pa nje lufte te gjate gjyqesore dhe do duhet nje beteje e mirefillte ligjore.

Por ai eshte i bindur se nese nente nga 12 klubet qe jane regjistruar fillimisht ne Super League do te terhiqeshin ne menyre formale, atehere ky projekt do shkaterrohej njehere e mire.

Ky eshte edhe motivi se pse UEFA po shpreson te binde edhe dy klube te tjera qe te heqin dore nga projekti.

Presidenti Aleksander Ceferin ne ditet e kaluara ka lene te kuptohet se do te kete nje perballje rast pas rasti me klubet e perfshira dhe situata eshte e ndryshme per secilin.

Ai pak dite me pare tha se “Ka nje diference te madhe ndermejt gjashte klubeve angleze dhe klubeve te tjera”.

Nderkohe, burime te tjera per ESPN kane treguar se klubet e terhequra tashme nga Super League mund te perballen me disa sanksione milionere e ketu do te bente pjese edhe Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.