Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Guardian – “A e dini perse Interi zgjodhi Inzaghin per te zevendesuar Conten? Pikerisht per…”

The Guardian – “A e dini perse Interi zgjodhi Inzaghin per te zevendesuar Conten? Pikerisht per…”
Inter Club Staff

Kur rruget me Antonio Conten jane ndare tek Interi, per pankinen zikalter kane qene shume emrat qe jane perfolur.

Por Marotta ka pasur vendosmeri vetem te nje emer, duke i prishur edhe planet Lotitos te Lazio: ai donte vetem Simone Inzaghi.

Ne nje artikull te gjate, media prestigjoze angleze The Guardian ka shpjeguar motivet kryesore pse Interi ka zgjedhur tranjerin nga Piacnenza me vendosmeri.

“Bologna eshte treguar shume naive, ka shtyre shume perpara, shume heret. E pesoi keqazi, ashtu si cdo skuader nuk do donte kurre te humbiste.”

“Kush e ka pare karrieren e tranjerit Simone Inzaghi duhet ta dije se sa efikase jane skuadrat e tij per te goditur shpejt dhe ne menyre te pamershirshme. Me mire te mos i lesh hapsirat.”

“Nje nga motivet se pse Interi vendosi te marre ate pas Contes ka qene ky. Pastaj, ka shume linja qe Inzaghi dhe Conte bashkohen.”

“Te dy luajne me skemen me tre dhe qe bazohet mbi nisjet e shpejta te skuadres perpara. Interi donte nje evolucion me shume se sa nje revolucion.”

“Si mund te nderrosh nje skuader dhe skemat totalisht pasi fiton nje kampionat qe ne Milanon zikalter mungonte prej 11 vitesh?”

“Kishte edhe arsye te tjera pse Inzaghi u zgjodh, por edhe vazhdimesia e tij si tranjer eshte nje gje qe eshte marre ne konsiderate ne menyre te rendesishme.”

“Shume kishin dyshime se si do ja dilte ai. Jo per gje, por tek Interi pas Contes iku edhe Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimin. Por kemi edhe Eriksen.”

“Pastaj Juventusi mori Massimiliano Allegri, e te gjithe pothuajse nuk e shihnin Interin aspak favorite ne kete kampionat.”

“Por ne keto kater ndeshje te pare perceptimi duket se po ndryshon totalisht. E tregojne rezultatet ne fushe.”

“Eshte shume heret per gjykime komplete por taktikisht ka shume pak ndryshime. Ne fakt ka vetem nje: Interi e ka qendren e lojes pak me lart.”

“Dzeko interpreton numrin 9 ne nje menyre te ndryshme nga Lukaku, duke luajtur me shume me shpine nga porta dhe i ka dhene mundesi skuadres te jete me e lirshme.”

“Ndryshimi eshte i madh dhe duket, por pa Lukaku, Inzaghi ka edhe me shume zgjedhje. Pavarisht se ai kerkon nje skuader te vogel, ai tek Interi ka nje skuader me te madhe se te Lazio edhe ne numer lojtaresh.”

“Inzaghi nderkohe ka marre nje linje komplet tjeter. Dumfries duket se eshte nje opsion i mire edhe perpara kohe sepse shume menduan se ai do te donte me shume kohe te integrohej.”

“Pastaj, kemi edhe Dimarcon, qe deri me tani ka pasur nje impakt teper te mire te skuadra zikalter ne te majte.”

“Nderkohe, Inzaghi ka qene shume i qarte edhe me konceptin e tij te lodhjes: pushim per te gjithe ata qe ndjejne lodhje, asnje nuk duhet te shkoje pertej limiteve. Dicka qe me Conten nuk ndodhte.”

“Vetem koha natyrisht do e tregoje nese Inzaghi do ja dale apo jo, por zgjedhja e Interit eshte totalisht logjike e prapa fshihet nje inxhinier perfekt i futbollit si Beppe Marotta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.