Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

652 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Sun – Interi po mendon seriozisht per talentin brazilian te Manchester United: ja detajet

The Sun – Interi po mendon seriozisht per talentin brazilian te Manchester United: ja detajet
Inter Club Staff

Interi duket shume vigjilente ne merkaton hyrese edhe pse janari nuk ka ardhur akoma. 

Ausilio dhe drejtuesit zikalter jane shume te kujdesshem per cdo situate qe krijohet ne merkato dhe kane filluar te ndjekin me kujdese lojtare qe gezojne talent por edhe qe me klubet e tyre kane probleme.

Nderkohe qe po ndiqen me kujdes edhe parametrat zero qe do te lirohet nga kontratat me klubet e tyre ne qershor, duket se Ausilio po shikon edhe per lojtare nen cmim.

Sipas asaj qe ka zbuluar sot media angleze The Sun, duket se Interit i intereson talenti brazilian i Manchester United, Andreas Pereira.

Mesfushori i kuq eshte ne listen e largimeve te Jose Mourinhos ne merkaton e radhes se janarit dhe nuk ka te ardhme ne Manchester.

Mbi te eshte ne presing te forte Chelsea dhe Arsenal dukue pare edhe cmimin e tij jo shume te larte qe vertitet diku tek 10 milione sterlina.

Por mbi lojtarin eshte edhe Inter, Monaco dhe Valencia te cilat jane te gatshme te hidhen ne sulm per lojtarin.

Ajo qe e favorizon Interin ne kete mes eshte fakti se Manchester mund te preferoje ta shese jasht Anglise lojtarin per te mos perforcuar nje skuader armike por nese Andreas Pereira do te ishte perballe nje zgjedhjeje ndermjet Interit, Monaco dhe Valencias do te zgjidhte Interin.

Por mbetet per tu pare se sa i vertete eshte ky interesim i Interit per brazilianin sepse deri me tani nuk ka pasur konfirmime edhe pse zerat kane kohe qe qarkullojne.

Kujtojme qe Andreas Pereira eshte vetem 22 vjec dhe ka dale nga akademia e Manchester United. Ai ka dy pashaporta: ate braziliane por edhe ate belge gje qe e ben ate nje lojtar komunitar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.