Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thiago Motta: “Interi do ti jape fund Juventusit. Mou? Ai eshte nje…”

Thiago Motta: “Interi do ti jape fund Juventusit. Mou? Ai eshte nje…”
Ardis
  • On 20/11/2018, 11:21

Ish mesfushori zikalter rrefen, kujtimet dhe objektivat ne te ardhmen.

Mbas nje karriere te pasur midis Barcelona-s, Inter-it dhe PSG-se, Thiago Motta ka vendosur te vare kepucet dhe te filloje nje jete te re si trajner, duke filluar nga formacioni U19 te klubit parizien. I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ish mesfushori zikalter i Kombetares eshte rrefyer, per kujtimet dhe objektivat e se ardhmes.

Si e percaktoni Mourinho-n?
“Nje fitues. Ne kuptimin qe, ai ne mendje ka vetem nje objektiv: te fitoje. Nuk i intereson spektakli. Mourinho ka dy fytyra: nje i lumtur kur fiton, dhe nje i terbuar kur humbet. Humori i tij ndryshon ne baze te rezultatit”.

“Nese ke luajtur mire, por ke humbur, ai nuk arrin te gjeje asgje pozitive. Ndersa, nese fiton duke luajtur keq eshte shume i lumtur. Ndeshja e Mourinho-s luhet ne dy hapesira. Loja e tij ne te cilen duhet te japesh shpirtin ne fushe duke mos e lejuar kundershtarin qe te realizoje gol, dhe loja ku duhet te mposhtesh kundershtarin”.

“Mesfusha eshte nje rrugetim i veshtire midis dy fushave te luftes. Mou nuk kerkon te bukuren, kerkon nje armik, nese nuk e ka e krijon. Me Inter-in ishim 11 pike ne avantazh ne kampionat, humbasim nje ndeshje dhe barazojme nje tjeter. Te henen del ne konference per shtyp, flet per 15 minuta pa pushim duke i sulmuar te gjithe: Galliani, Milan, Roma, arbitrat, Juventus-in… Duhet te karikonte ambjentin”.

Sa e veshtire ishte te menaxhoje ate Inter plot me kampione?
“Do te ishte shume e veshtire per shume te tjere, por per te ishte shume e thjeshte. Mou i donte njerezit me personalitet dhe ai Inter kishte me bollek te tille. ‘Nese shkoj ne lufte do te marr me vete Lucio-n’, thoshte njehere. Dhe kishte te drejte”.

“Kur shikoje Lucio-n ne mengjes ne stervitje e kuptoje menjehere nese ishte rasti per ta pershendetur ose ta lije ne qetesi. Ai dhe Samuel ne stervitje ishin shume te qete, ne ndeshje beheshin bisha te egra. Por edhe Cordoba nuk bente shaka. Me pas ishte Eto’o, nje lider i vertete, Maicon me nje personalitet te madh, Sneijder qe u transferua ne mbremje nje dite perpara derby-t dhe nje dite me vone ishte lojtari me i mire i ndeshjes”.

Flitet se forca e Mou ishte te te bindte qe te lije shpirtin ne fushe per te.
“Nuk eshte tamam keshtu. Forca e Jose ishte se te bindte per te dhene shpirtin per shokun e skuadres, dhe per te”.

Interi i Tripletes, a eshte skuadra me e mire ne te cilen keni luajtur?
“Ishte shume e forte, mund dhe duhej te zgjaste disa vite mbas Tripletes. por ka edhe te tjera. Te luaje te Barcelona ne mesfushe me Xavi, Iniesta dhe Deco ishte nje kenaqesi. Por mua me pelqente PSG-ja e 2016 me Blanc trajner: me Ibra-n, Thiago Silva-n, Lavezzi, Cavani-n. Nje grup te cmendurish. U eleminuam nga Manchester City, por mund te fitonim Champions League”.

Kush eshte favorite per Champions League?
“5 skuadra: Barcelona, Real Madrid i Solari-t, Manchester City eshte skuadra qe luan me mire, PSG dhe Juventus-i i Ronaldo-s. Ne finale Juventus-i arriti. I duhej lojtari qe finalet i vendos dhe i fiton. E ka marre”.

Asnje surprize?
“Roma sezonin e kaluar ka treguar se gjithcka mund te ndodhe. Inter-i mund te jete valvula e cmendur kete vit. Ne ndeshjet e dyfishta shume varet nga demtimet, momenti, shorteu nese te jep ndonje dore… Nga cerekfinalet e deri ne fund tek finalja: Inter-i nuk duhet te njohe limite. Por qendron nje surprize dhe nuk besoj se do te kete mundesi ta fitoje”.

Edhe kampionatin?
“Jo, nuk eshte akoma gati. Por Juventus-i nuk duhet te behet nje justifikim per te tjeret: nuk do te fitoje gjithmone. Asnje nuk e ben. Do te ndalet. Dhe besoj se do te jete Inter-i, skuadra qe do ti jape fund dominimit te Juventus-it”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.