Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

837 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir enderron goditjen e dyfishte: Bacca-Osvaldo se bashku me Icardin. Por nevojitet nje lamtumire: Guarin eshte i perzgjedhuri

Thohir enderron goditjen e dyfishte: Bacca-Osvaldo se bashku me Icardin. Por nevojitet nje lamtumire: Guarin eshte i perzgjedhuri
Ardi Deda

Inter eshte duke punuar ne dy fronte: ne fushe, ku Ranocchia, Vidic dhe shoket po sterviten nen diellin amerikan, dhe ne merkato, ne habitatin natyral te drejtorit teknik Piero Ausilio, me situata qe mund te marin zhvillim ne ditet e ardhshme. Njera prej tyre lidhet sigurisht me sulmuesin me emrat e Carlos Arturo Bacca Ahumada dhe Pablo Daniel Osvaldo qe mbeten aktuale, shume aktuale. Tani lajmi i madh, qe ka te beje me mundesine e konkretizimit te dy tratativave ne te njejten kohe, sic raporton Corriere dello Sport, me keta dy sulmues qe mund te behen sulmuesit e rinj te Interit. Pavaresisht se nje hipoteze e tille mbetet, por gjithsesi, e veshtire per tu zbatuar, goditja e dyfishte qe shoqeria eshte duke e studiuar nuk do te vendoste shitjen e Mauro Icardit, qe pelqehet shume nga Walter Mazzarri po ashtu edhe nga Erick Thohir. Skenar i veshtire dhe fjala e fundit – dhe kjo vlen te theksohet – do ti takoje manjatit indonezian.

Pablo Daniel Osvaldo – Situate jo e thjeshte per ate qe lidhet me ish futbollistin e Romes dhe Juventusit. Inter do te mundohet te mare po-ne e Southampton mbi bazen e nje huazimi me te drejte blerje, me cmimin e transferimit te perkohshem qe nuk e kalon kuoten e 1 milione euro. Javen e ardhshme tratativa mund te mare zhvillim, por kujdes nga Olympiacos, klubit grek te cilit lojtari i ka dhene gatishmerine ne nje moment te pare, por me pas ka vendosur te fitoj kohe ne pritje te zikalterve.

Carlos Bacca – Inter qendron shume i vemendshem ndaj situates se kolumbianit, per te cilin Sevilja kerkon 15-18 milione euro me huazim te kushtezuar ose me pagese te shtyre, por nje blitz i afert spanjoll i te derguarit zikalter do te nevojitet per te hedhur drite ne kete tratative, qe mbetet gjithsesi komplekse. Thohir kerkon te beje goditjen dhe per te zbutur kerkesat e Rojiblancos eshte gati per te perfshire ne tratative dy elemente qe konsiderohen te panevojshem nga Walter Mazzarri:  Zdravko Kuzmanović dhe Ruben Botta.

Fredy Guarin – Pozicioni i kolumbianit eshte i lidhur me kete projekt ambicioz te merkatos se Interit. E veshtire, shume e veshtire eshte qe goditja e dyfishte e enderruar te mund te realizohet pa asnje shitje te rendesishme. Ne kete drejtim kandidatura e numrit 13 kolumbian mbetet gjithmone ne pole position, edhe pse ne oret e fundit eshte per tu regjistruar nje ftohje e pistes qe te con tek Monaco. Nderkohe, mundesia e shitjes se Mauro Icardit, eshte e larget.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.