Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

979 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tifozet e Interit shume te shqetesuar: Te dielen ndaj Udineses, Santon mund te…

Tifozet e Interit shume te shqetesuar: Te dielen ndaj Udineses, Santon mund te…
Inter Club Staff

Interi eshte rikthyer te stervitet ne Appiano Gentile per ndeshjen e radhes qe zikalterit do te luajne te dielen ndaj Udineses ne transferte. 

Interi eshte ende ne gare matematikisht per Champions League, dhe skuadra zikalter nuk duhet te beje asnje hap fals dhe te shpresoje per nje te tille te Lazios ne 3 javet e mbetura duke pare qe ndeshjen e fundit e kane pikerisht ne Rome ndaj ketyre te fundit.

Ndeshja shume e diskutuar ndaj Juventusit ka ndikuar shume keq ne klasifikimin e zikalterve dhe gjithcka e beri me te rende sjellja tendencioze e arbitrit te ndeshjes ne nje nga Inter-Juve me te diskutuara te koheve te fundit ku dukshem skuadra torineze u favorizua nga arbitri ne disa raste dukshem.

Kjo ndeshje do te hyje ne histori per ate qe ndodhi ne fushe, si nje njolle per kundershtaret, por tashme per Interin eshte koha per te menduar tek kampionati i saj dhe ndaj Udineses tre piket duhet te jene nje detyrim sepse futbolli eshte plot me te papritura dhe te besosh nuk kushton asgje.

Pikerisht ne ndeshjen ndaj Udineses, Luciano Spalletti duke pare mungesen e Danilo D’Ambrosios ne mbrojtje per shkak kartonash, duket se do te zgjedhe nga minuta e pare nje lojtar qe sidomos pas ndeshjes me Juventusit ka bere me dhimbje koke shume tifoze te Interit qe nuk do i pelqeje aspak tifozeve zikalter.

Ky eshte  formacioni i mundshem i Interit ndaj Udineses: 

Ne porte, Samir Handanovic

Ne krahun e djathte te mbrojtjes, i perhershmi: Joao Cancelo

Ne qender te mbrojtjes dyshja e palevizshme Milan Skriniar dhe Joao Miranda

Ne krahun e majte te mbrojtjes, Davide Santon, pritet te zevendesoje Danilo D’Ambrosion qe do te mungoje per shkak kartonash.

Ne qender te mesfushes si regjizor, Marcelo Brozovic

Perkrah kroatit do te jete spanjolli Borja Valero

Trekuartisti i skuadres do te jete Rafinha Alcantara

Ne krahun e majte te sulmit, i perhershmi Ivan Perisic

Ne krahun e djathte do te luaje Antonio Candreva

Dhe ne sulm, bomberi Maurito Icardi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.