Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

1,499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Titujt e gazetave kryesore sportive | 20 Korrik 2013

Titujt e gazetave kryesore sportive | 20 Korrik 2013
Xhorxh Gellci

Si gjithmone, te treja gazetat kryesore sportive italiane, te cilat dalin ne shitje pas disa oresh, i kushtojne nje pjese te rendesishme te tyre Interit, pavaresisht se temat e trajtuara jane te ndryshme. Ketu do te shohim titujt ne faqe te pare persa i perket Interit per secilen prej tyre.

Fillojme nga Gazzetta dello Sport e cila ne numrin e djeshem fliste per nje marreveshje te arritur mes Morattit dhe Thohir per 75% te akioneve per 300 milion, me presidentin aktual qe do te sherbente si garanci edhe per te ardhmen. Por vete Moratti ka larguar keto zera diten e sotme, duke ironizuar se ai vete po kuptonte se cfare po ndodh nga gazetat. Ne pritje qe te zbulohet cila eshte e verteta me zyrtarizimin e tratatives, sipas Gazzettes ne numrin e sotem, manjati indonezian do te ishte i gatshem te shihte skuadren zikalter nga afer: “Idea Thohir: ne Usa per testin kunder Real.” – kete shkruan Gazzetta dello Sport ne faqe te pare.

Ndersa Il Corriere dello Sport hapet me nje interviste ekskluzive te Rodrigo Palacios, i cili flet per Interin si nje nga pretendentet ne luften per kampionatin e ardhshem: “Kujdes Interin. Une dhe Milito do te shenojme me shume se te gjithe. Skuadra do te fluturoje sepse punon. Scudetto? Do te jemi kompetitive.” – kjo shkruhet ne faqe te pare, ne pritje te daljes te artikullit te plote.

Ndersa Tuttosport, edhe pse Moratti dhe Thohir nuk kane rene dakord akoma persa i perket kuotave te shoqerise, te dy i kane idete e qarta per njerezit qe do vendosin brenda shoqerise. Sipas kesaj gazete ne numrin e sotem, Moratti dhe Thohir po mendojne te therrasin Leonardon tek zikalterit. Braziliani sapo ka mbyllur para pak kohesh raportin e tij me PSG. Tuttosport shkruan edhe per Ranocchian, dhe ne faqe te pare lexohet: “Ranocchia ka refuzuar Zenitin, deshiron Milanin.

Ne oret e para te mengjesit, menjehere pas daljes te gazetave ne shitje, inter.al do ju sjelle artikujt e plote.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.