Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 16, 2018

Scroll to top

Top

694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Torino “ngacmon” Inter-in per Candreva: ja oferta e tyre per kartonin e tij! Deshira e lojtarit eshte…

Torino “ngacmon” Inter-in per Candreva: ja oferta e tyre per kartonin e tij! Deshira e lojtarit eshte…
Ardis
  • On 11/10/2018, 18:31

Mazzarri kerkon sulmuesin e krahut zikalter ne Janar, Inter-it i pelqen Baselli, Nkoulou dhe Belotti.

Torino ka piketuar nje sulmues krahu te Interit. Skuadra e Mazzarri-t e ka nisur mire kete fillim kampionati, dhe kerkon te rifutet ne Europe pas kaq shume vitesh.

Per te bere nje gje te tille, pasi ka investuar ne merkaton e veres, eshte e gatshme te investoje serish ne Janar, dhe nje nga objektivat e skuadres granata eshte Antonio Candreva.

Ky eshte lojtari qe Torino do i kerkoje Inter-it ne sesioni e ardhshem te merkatos dhe propozimi i Cairo (presidenti Torino-s), eshte huazim i thjeshte me te drejte blerjeje.

“Marredheniet midis Torino-s dhe Inter-it jane shume te mira por ngelet per tu bindur lojtari sepse  deshira e tij mbetet kryesorja ne kete tratative: nese nuk pranon ai, nuk do te ndodhe asgje. Kujtojme se kete vere Candreva ka refuzuar Monaco-n per te qendruar tek Inter dhe te luaje shancet e tij.”

“Zgjedhje e duhur duke pare qe skuadra e Monaco-s eshte stacionuar ne fund te tabeles se Ligue 1.”

Tek zikaltrit Candreva luan, eshte pjese e formacionit “TurnOver”, por ne ndeshjet e rendesishme titullar eshte Matteo Politano. Edhe per kete arsye ish futbollisti i Lazio-s ka humbur vendin ne kombetaren italiane.

Me shume siguri nese do te luante vazhdimisht do te futej serish ne liste. Dhe Torino do tja ofronte nje mundesi te tille. Do jete pjese e nje skuadre ambicioze, do te luaje me Zaza-n dhe Belotti-n ku do te jape, si nje futbollist qe kroson shume, nje pafundesi krosimesh te drejtim te tyre.

Tek zikaltrit ka nje rroge prej 2,2 milione € dhe per 6 muajt e ardhshem Torino do ti garantonin atij pak me shume se 1 milione €. Lojtari zikalter i pelqen shume Mazzarri-t dhe do te pershtatej ne perfeksion me sistemin e lojes.

Nderkohe Torino duket se eshte e gatshme te ofroje per Interin diku tek 5-6 milione euro per te drejten e blerjes.

Per me teper Candreva mund te spostohet ne mesfushe dhe te luante mbrapa sulmuesve. Do te ishte, me pak fjale, nje goditje e rendesishme”.

Candreva mund te rifutet ne nje tratative me te gjere, duke pare se Inter-i ne merkaton e veres ka testuar terrenin tek Torino per lojtare te ndryshem: Baselli, Nkoulou, por mbi te gjitha dhe nje test i vogel mbi Belotti-n.

Ku i dihet, duke folur per sulmuesin e krahut zikalter, mund te lindin te tjera tratativa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.