Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Viktoria Plzen tregohet modest: “Per te thene te verteten, me Interin do isha i kenaqur edhe me nje…”

Tranjeri i Viktoria Plzen tregohet modest: “Per te thene te verteten, me Interin do isha i kenaqur edhe me nje…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Inter do te luaje ne Ceki, kunder Viktoria Plzen, nje skuader qe konsiderohet si me e “dobta” e nje grupi te tmerrshem.

Gjithesesi, ne Champions nuk ka asnjehere ndeshje te lehte dhe skuadra e Inzaghit duhet te djersise mire per nje rezultat pozitiv.

Nderkohe, pak perpara ketij takimi, per kete ndeshje ka folur edhe tranjeri i vendasve, Michal Bilek, qe do te jete ne krye te Viktoria Plzen sot:

“Na pret nje ndeshje shume e veshtire kunder nje skuadre kaq shume te forte si Inter ku nuk duhet te leme asnje hapsire”.

“Ne shtepi eshte e vertete qe ne gjendemi mire dhe ne kampionat kemi shume ndeshje qe kete stadium e kemi fortese”.

“Kjo edhe fale tifozeve tane te pabesueshem qe na ndihmojne shume sidomos ne ndeshjet e medha qe luajme ketu”.

“Te gjitha skuadrat ne kete grup jane shume te forta dhe mund te pozicionohen ne cdo nje nga tre vendet e para”.

“Per te thene te verteten, sot me Interin do isha i kenaqur edhe me nje barazim. Do te isha shume i lumtur me nje te tille”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.