Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,123 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare fjalesh: “Ka dicka per Dybala qe nuk e keni kuptuar akoma: Interi per Paulon eshte nje…”

Gazzetta, cfare fjalesh: “Ka dicka per Dybala qe nuk e keni kuptuar akoma: Interi per Paulon eshte nje…”
Inter Club Staff

Paulo Dybala dhe Inter tashme jane gjithmone e me shume afer. Jemi ne ate momentin kur ka mbetur vetem nje takim i fundit perpara firmes ne kontrate.

Sot La Gazzetta dello Sport madje ka vendosur te zhbalancohet njehere e mire dhe ka vendosur te zbuloje shifrat, detajet dhe kohezgjatjen e kontrates.

“Countdown ka nisur zyrtarisht: neser, ose maksimumi te marten, do te ndodhe takimi i radhes ndermjet Inter dhe Dybala.”

“Eshte vetem hapi i fundit drejt nje kontrate te re me Interin, qe do e bente Dybala nje lojtar te Interit perfundimisht.”

“Nga njera ane do te jete Beppe Marotta dhe nga ana tjeter Piero Ausilio ndersa perballe Jorge Antun, perfaqesuesi ligjor i argjentinasit.”

OFERTA E INTERIT – DETAJET E PLOTA

Pozicioni i Interit eshte i qarte: oferta nuk ndryshon qe prej takimit te fundit te ndodhur javen e kaluar ne seline e Interit.

“Inter i ka thene Antun oferten e saj: nje kontrate tre vjecare me gjashte milione euron e sezon plus nje milione bonus.”

“Ne kontrate ka opsion edhe per nje vit te katert. Ligjori i Dybala ka provuar qe te kerkoje nje rritje te shifrave, por ne fund ka kuptuar se Inter po bente maksimumin per Dybala.”

“Vete Dybala qe eshte me pushime ne Miami e ka ndjekur nga afer kete tratative dhe menyren si po zhvillohej ajo.”

“Ne takimin e radhes, qe eshte ne axhende brenda 48 oreve, do te shkruhen detajet edhe ne kontrate dhe do te behet gati per firme.”

“Dybala eshte gati te transferohet tek Interi per tu ndjere njehere e mire protagonist dhe i pazevendesueshem te skuadra e Inzaghit, si ne koherat e arta te Juventusi.”

FIRMA NE KONTRATE – CFARE PRITET TE NDODHE?

La Gazzetta dello Sport, ka nje hipoteze edhe per firmen qe Joya do te hedhe ne kontarten me Interin shume shpejt.

Por ata ndalen edhe te kapitulli Juventus qe tashme i takon te kaluares: “Vite me pare, Dybala vendosi te bente nje investim me mamane e tij qe bleu nje apartament ne qender te Milanos.”

“Ky apartament eshte vetem disa hapa larg selise se Interit. Mund te jete nje shaka e fatit, ose thjeshte nje rastesi. Cfare te doni ju.”

“Por kur pushimet te mbarojne per Dybala, ai do te nise jeten e tij te re pikerisht ne kete apartament. Paulo do te hedhe kembe ne shtepine e tij te re me plot gojen: ne shtepine Inter.”

“E keto dy shtepi, jane vetem disa metra larg nga njera-tjetra. Por eshte shume kurioz fakti se kontrata qe Dybala do te firmose do te kete nga ana tjeter edhe firmen e te njejtit administrator te deleguar: Beppe Marotta.”

“Eshte ai qe e mori te Palermo eshte pikerisht ai qe e po e merr Dybala tek Interi. Te Juventusi doli nje goditje e qelluar dhe Dybala u ndje special ne vitet e Marotes.”

“Tani endrra dhe shpresa eshte e njejte: Dybala te gjeje gezimin per te luajtur ne fushe me fanellen e Interit dhe te ndihet i vleresuar. Firma eshte ceshtje oresh tashme.”

“Por nga dicka nga Dybala qe nuk e keni kuptuar akoma: Interi per Paulon eshte ajo shpresa me e madhe e karrieres se tij ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.