Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

361 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tronchetti jep lajmin e keq per Pirelli: “Ja cfare pritet te ndodhe. Por ju premtoj se ne nje fare menyre…”

Tronchetti jep lajmin e keq per Pirelli: “Ja cfare pritet te ndodhe. Por ju premtoj se ne nje fare menyre…”
Inter Club Staff

“Eshte shume shpejt per te thene nese ka ndryshuar gjeografia e Serie A, por duket se ajri nga ndryshuar nga sezoni i kaluar.”

Keshtu eshte shprehur Marco Trochetti Provera perpara fillimi te sezonit te ri te “La Politica nel Pallone” ne Gr Parlamento qe drejtohet nga Emilio Mancuso.

“Juventusi eshte nje skuader qe ka ndryshuar, nuk shohim ndonje finale ne kete moment per ta gjykuar, por duhet pare me kujdes.”

Ky eshte mendimi i administratorit te deleguar te grupit Pirelli i cili ka vazhduar edhe me tej:

“Pirlo ka futbollin ne ADN dhe do dije se si te jape nje dore ne skuadren e re: te shohim se si do ja dale ne afatgjate.”

Si tifoz interist doc, Tronchetti Provera ka duartrokitur edhe fitoren e Interit ndaj Fiorentines.

“Ka qene nje impenjim i djemve deri ne minuten e fundit, Me ka surprizuar shpirti luftarak deri ne momentet e fundit te lojes. Nje pankine e gjere e Interit qe i ka dhene nje dore skuadres te fitoje.”

ME PAS LAJMI I KEQ PER PIRELLI 

Per Tronchetti Provera, qe ka siguruar se si raporti ndermjet Interit dhe Pirelli do te vazhdoje, me sa duket, Pirelli nuk do te jete me Main Sponsor i Interit.

“Pirelli do te vazhdoje ne nje fare menyre me Interin”, ka thene ai, duke pranuar keshtu indirekt se Pirelli pritet te mos jete me ne fanellat zikalter qe nga sezoni i ri.

Me pas, ai ka kaluar direkt perseri te futbolli: “skuadra kete vit ehste e forte, rekuperimi i Sensit bashke me rritjen e sulmit dhe futjen e Sanchez do te na ndihmoje shume ne cdo kendveshtrim.”

“Edhe ne mbrojtje ka alternativa, skuadra eshte e forte edhe tani.”

PAZZA INTER U RIKTHYE?

“Nuk me vjen keq qe ky Inter ka mbetur i cmendur: e kuptoj qe nuk eshte keshtu per nje tranjer sepse stresi nuk eshte ideal per te, por per ne spektatoret eshte dicka e rendesishme, na lidh akoma me shume me skuadren.”

MESSI DHE KANTE 

“Conte ka te gjithe eksperiencen e duhur per te bere me mire se ne cdo kampionat tjeter dhe ketu mund te fitoje sepse mundesite i ka.”

“Messi? Eshte nje enderr qe duket se eshte larguar por kurre mos thuaj kurre. Une do te vazhdoj te enderroj…”

Por me pas, edhe Tronchetti flet per nje ardhje te mundshme te N’Golo Kante tek Interi: “Ai do te kompletonte ndertimin e lojes dhe suportin e dy sulmuesve.”

“Jam i bindur se Interi do te luaje kampionatin deri ne fund dhe e ka strukturen e duhur per te fituar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.