Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tucu Correa zbulon prapaskenat e transferimit: “Nje pasdite degjoj telefonin qe po binte dhe cfare te shoh? Po telefonte…”

Tucu Correa zbulon prapaskenat e transferimit: “Nje pasdite degjoj telefonin qe po binte dhe cfare te shoh? Po telefonte…”
Inter Club Staff

Pas pushimit te kombetareve, rikthehet Serie A dhe Interi sot pasdite do te zbrese ne fushe perballe Bolognes se Mihajlovic. 

Ne prag te kesaj ndeshje, Tucu Joaquin Correa eshte prezantuar perpara mikrofonave te DAZN per te treguar emocionet e tij perpara kesaj ndeshje.

Kjo eshte intervista e plote e lojtarit ne shqip e pergatitur nga Inter Club Albania:

Ti i ke kujtuar shume personave Recoben me ato dy gola ne ndeshjen e pare. Cfare emocionesh te ka dhene ty ai debutim historik?

“Ka qene dicka shume e bukur sepse ka qene ndeshja ime e pare. Une mezi po prisja te vija ketu.”

“Ka qene nje dite shume e bukur, pastaj ndodhi dicka qe edhe nuk ndodhte prej shume kohesh. Gjithesesi ishte nje emocion qe do e mbaj gjithmone me vete sepse ate ndeshje me pas neve e fituam.”

Per te kaluaren e tij zikalter, Correa tregon: 

“Kam qene nje femije qe donte te vinte me cdo kusht ketu dhe kam qendruar tek Interi per nje vit me radhe.”

“Ishte shume e rendesishme per mua. Kur kisha filluar te luaja per skuadren e pare ne Argjentine kisha degjuar per interesin e Interit por me pas vazhdova te qendroja atje edhe pse ishte shume e bukur te vija ketu, te shihja gjithcka. Ishte endrra ime si femije.”

Legjenda e nje tuneli qe i ke bere Samuel ne stervitje eshte e vertete apo jo?

“Jo, nuk besoj. Ai tani eshte me neve ne kombetare dhe tregon gjithmone se si i kam bere nje tunel por une nuk e mbaj mend. Nuk e mbaj mend sepse po ta kisha bere do me kishte mbetur ndonej shenje (qesh).”

Kupa e Italise 2018/2019, Inzaghi vrapon per te te perqafuar…

“Shume e rendesishme. Te vi ketu tek Interi ishte nje endrr per mua. Por kur e kujtoj tani ate mbasdite kur shoh telefonin qe po binte dhe perpara me del emri i Inzaghit, emocionohem.”

“Ai me tha se kishte si qellim te me transferonte tek Interi dhe une nuk pata asnje dyshim. Nuk doja te qendroja me ne asnje vend tjeter. Doja te vija ketu direkt.”

Drejtuesit dhe ne vecanti Zhang si te kane pritur?

“Shume bukur, qe prej dites se pare une jam ndjere ne shtepi ketu. Me kane bere te kuptoj cfare pergjegjesie kam dhe rendesine e Interit.”

“Ketu te mbrojme fanellen eshte shume e rendesishme dhe fanella eshte shume e rende. Te jem ketu me ben te lumtur.”

Skudeton e keni ne fanelle te qendisur. Po ju, cfare objektivi keni?

“Me siguri ne duam maksimumin nga cdo gje. Kemi nje skuader me shume lojtare me kualitet, nderkombetarisht dhe te nje niveli te larte.”

“Nuk them asnje titull, por di te them qe duhet te luftojme per te fituar cdo ndeshje. Jane ende ndeshjet e para, por te luash me lojtare kaq te forte eshte e thjeshte.”

“Te bejne te zbavitesh, te japin topin gjithmone mire, mezi po pres te kem shanset e mia. Mund te arrijme gjithcka cfare duam.”

Per Lazion ai thote: 

“Ne Rome jam gjendur shume mire, me shoke ku kemi fituar edhe gjera, kemi bere mire.”

“Por ketu gjendem mire, shoket me kane dhene shume besim dhe per mua kjo eshte dicka shume e rendesishme.”

Ne Genova ishe nje femije, pastaj Lazio… Cfare kujtimesh ke?

“Kam ndryshuar menyren time te lojes, isha nje tjeter lojtar. Edhe eksperienca ime ne Sevilla me ka bere te kuptoj shume gjera. Jane gjera qe te ndihmojne te rritesh. Mendoj se kam ndryshuar shume nga ajo kohe.”

Te Estudiantes ishte Veron. Kush ka qene figura jote me e rendesishme ne ato vite?

“Po, ka qene shume e rendesishme. Ka qene shoku im i skuadres, me ka ndihmuar shume. Te Estudiantes ka nje mentalitet shume te bukur qe te rrit si lojtar por edhe si njeri dhe si burre.”

“Te mesojne gjera qe nuk i meson dot vete. Veron eshte nje i madh: e falenderoj shume per gjithcka.”

Pervec Verones, edhe Milano eshte nje bilete e madhe vizite per ty…

“Po, shume. Shpresoj te vazhdojme mire.Tani te mendojme per ndeshjen e adhes dhe si te bej perseri maksimumin.

Kush jane skuadrat per ty qe kete sezon mund te luftojne me juve?

“Me siguri kete vit do te jete shume e veshtire sepse ka shume skuadra te nje niveli teper te larte. Ka te pakten pese skuadra qe do te luftojne per vendet e para.”

“Te them emra tani do te ishte e gabuar. Te shohim si do te perfundoje. Me rendesi qe neve kemi besim ne aftesite tona.”

“Nese te them Juan Bautista Albertin, cfare me thua?

“Shtepia ime. Eshte nje qytet i vogel ne Tucuman, jam lindur dhe rritur aty. Me kenaq gjithmone fakti qe kthehem. Tani vine me shume prinderit e mi qe vazhdojne te jetojne aty. Por ti e kupton qe nga menyra qe flas qe ai vend eshte shtepia ime.”

Si ka lindur dashuria per futbollin?

“Qe femije luaja gjithe diten dhe nuk ndaloja kurre. Mamaja vinte me merte me zor ne darke sepse duhet te haja buke.”

“Eshte dicka qe ka lindur me mua. Asnje ne familje nuk luante. Ka qene dicka e imja qe prej gjithmone, qe kur kam filluar te eci.”

Kush kane qene idhujt e tu kur ke qene femije?

“Ne jemi rritur me figuren e Maradones, por me kalimin e viteve te shikonim Messin ne argjentinasit ne pergjithesi na emociononte.”

“Nje lojtar i nje planeti tjeter. Mendoj se eshte nje fenomen edhe nje njeri i madh. Na ka ndihmuar shume edhe ne te tjereve.”

“Kjo Kupe Amerike ne Argjentine duhej. E prisnin prej vitesh. E kemi fituar ne Brazil, ne Maracana, dhe ka qene akoma edhe me mire.”

Kush eshte endrra jote per te ardhmen?

“Jo, une dua te fitoj ketu sepse kjo ka qene endrra ime. Dua te fitoj ketu dhe ne Argjentine cfare do te na dale perpara.”

“Une shoh gjerat nga afer, mbetem i perqendruar gjithmone. Provoj te fitoj aq here sa luaj.”

Nje pergjigje duam edhe per festimin pas golit kunder Verones.

“Ne Argjentine ka qene nje njeri qe na thoshte se neve qe shkojme ne Europe nuk kishim gjak dhe atehere nje mik i imi ne nje kalceto pasi fituam beri kete festim per te treguar qe po, kemi gjak. Qe prej atehere e kam bere gjithmone sepse me pelqen shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.