Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

791 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport nuk i beson syve: “Ju nuk keni pare asgje nga Lautaro-Lukaku: ajo qe frikeson me shume eshte…”

Tuttosport nuk i beson syve: “Ju nuk keni pare asgje nga Lautaro-Lukaku: ajo qe frikeson me shume eshte…”
Inter Club Staff

Deri me tani, duket se Inter ka treguar dhembet e saj, por askush nuk ka qene ne gjendje ta vere re sepse ne Lecce fitorja erdhi ne minuten e 94.

Gjithesesi, deri me tani, zikalterit kane goditur kundershtaret 38 here dhe goditjet ne porte kane qene plot 17 cope.

Eshte nje shifer qe tregon shume por edhe frikeson shume. E nderkohe, nuk kemi pare asgje nga Lautaro dhe Lukaku”.

“Po flasim per nje dyshe qe ka bere te dridhen kembet e shume kundershtarve ne Itali dhe ne Europe gjate dy sezoneve ku kane luajtur bashke”.

“Mbrojtesit e Spezias e pesuan te paret ne kete kampionat. Ishte pikerisht nje sponde e Lukakut per killerin Lautaro qe hapi siparin e golave ne Meazza”.

“Por e bukura eshte se 10 zikalter ende nuk eshte ne top forme me 90 e fuqishem te sapo ardhur nga Chelsea”.

“Ndaj Spezias jane pare mire, por nuk jane ende ne nivelin qe kane qene me Conten. Normalisht, do te duhet edhe pak kohe sa te konsolidohen”.

“Deri me tani, ata kane shenuar 140 gola me fanellen zikalter: 65 ka shenuar belgu dhe 75 gola ka shenuar Lautaro qe sapo ka arritur Facchettin dhe Militon”.

“Por te tjere numra thone se ne 42 ndeshje te luajtura bashke, dyshja ka shenuar 73 gola ne total. E nese shtojme edhe LEccen dhe Spezian, keto gola behen 75”.

“Bilanci? Shume lart: 33 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje ne total. E keto te fundit pothuajse kane ndodhur me skuadra te forta, pervec humbjes ndaj Bolognas ku eshte humbur nje penallti nga Lautaro”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.