Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

589 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano nuk permbahet: “Inter eshte treguar shume e keqe me Dybala: ata ne vertete kurre nuk e…”

Cassano nuk permbahet: “Inter eshte treguar shume e keqe me Dybala: ata ne vertete kurre nuk e…”
Inter Club Staff

Si gjithmone, prezent ne Bobo TV te Christian Vieri ne Twitch, Antonio Cassano ka folur prape per transferimin e Dybala te Roma.

Ai ka shpjeguar per te gjithe dyshimet reale qe ka per Dybala: “Kur je 28 vjec dhe nese je i forte, Juventusi nuk te le te lire”.

“Kater apo pese skuadrat e forta ne Itali ne te vertete nuk e kane marre parasysh Dybala as si zevendes”.

“Inter e ka parkuar qe ne fillim te merkatos dhe ne fund ka marre Romelu Lukakun. Por eshte treguar shume e keqe ne kete tratative”.

“Ka marre Lukakun dhe i ka thene Dybala ‘tani shko ne shtepi, nuk te duam’. Me te gjithe respektin qe kam per lojtarin, ai kerkonte 10 milione ne sezon por ne fund u detyrua te shkonte te Roma dhe te merrte vetem 5 milione euro”.

“Une e them qe nga koherat e Palermos: nuk eshte nje fenomen. Pastaj, pse asnje nga skuadrat e medha se ka dashur? As ndonje Arsenal e as ndonje United”.

“Inter nuk ka qene kurre e interesuar. Ka qene thjesht nje skene per te mos dale hapur se donin te kthenin Lukakun ne shtepi”.

“Zikalterit nderkohe kane dhene falas nje lojtar qe eshte me i forte se Dybala si puna e Alexis Sanchez”.

“Milan ka preferuar te marre nje lojtar te ri nga kampionati belg perpara Dybala. Nderkohe ai ka perfunduar te nje skuader e vendit te peste apo te gjashte si Roma e duke mos perfituar shifra astronomike”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.