Champions League, Liverpool ben incident ‘diplomatik’ ne zyrtarizimin e perballjes me Interin!
Cfare nuk ka ndodhur diten e sotme ne diten e shortit te UEFA Champions League: me te vertete nje mori me ngjarje ku fare mire mund te realizohet edhe nje film.
Nje gabim i rende qe ka ndodhur ne shortin e pare te ores 12:00, beri qe UEFA ta anullonte totalisht shortin e pare duke zhvilluar keshtu nje short te ri.
Ne shortin e pare Interi ishte vene perballe Ajaxit te Amsterdamit ndersa Liverpool ishte vene perballe Salzburg.
Nderkohe, pas shortit te dyte, tashme skuadra e Klopp e gjen veten te luaje me Kampionet e Italise, Interin.
Por duket se te Liverpool nuk kane pasur deshire as te kerkojne logon e re te Interit dhe kane bere keshtu nje ‘incident diplomatik’.
Ata kane publikuar menjehere pas shortit kundershtarin e tyre ne Champions, Interin, por duke e bere kete gje me logon e vjeter.
Ne kete moment kane shperthyer edhe me qindra komente ne Twitter duke vene ne dukje gabimin e Liverpool.
Ka edhe nga ata tifoze qe kane kerkuar qe Inter tani e tutje te perdore logon e vjeter te Liverpool si kunderpergjigje. Gjithesesi, kjo nuk ka qene aspak nje figure e mire nga ana e anglezeve.
Nderkohe, mesohet se Liverpool e ka fshire postimin vetem pak sekonda me pare.