Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Europa League ndryshon totalisht: vendoset cdo gje ne 11 dite, ja te gjitha detajet! Refuzohen edhe 5 zevendesimet!

SPECIALE – Europa League ndryshon totalisht: vendoset cdo gje ne 11 dite, ja te gjitha detajet! Refuzohen edhe 5 zevendesimet!
Inter Club Staff

UEFA do te ndryshoje format totalisht per Champions League dhe Europa League ne kete sezon.

Projekti per nje finale me 8 skuadra ne nje shtet te vetem me ndeshje me eleminim direkt po behet realitet keshtu.

“Tabela e datave me ne fund eshte vendosur. Do te konfirmohet neser nga Ekzkekutivi. Nje turne magjepses qe do te kryhet i gjithi ne 12 gushti deri ne 23 gusht (dita e finales se madhe CHL).”

“Nje turne qe nuk eshte pare kurre dhe qe Europa League e shikon ne fushe nga 10 gushti deri ne 21 gusht: e njejta formule, por cerekfinalet do te rigurupohen ne dy dite ne vend te kater diteve.”

“Per te mos u harruar edhe ndryshimi i 1/8 te finaleve qe u ndalen ne mars, ne mes te pandemise.”

“Ne praktike: kompeticionet Europiane nisin me 6 gusht dhe do te luajne deri ne daten 23, duke perjashtuar ndeshje ne vetme pak dite (3-4).”

“Nje total prej 26 ndeshjesh ne 18 dite”, analizon La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon me pas me detaje ate qe do te ndodhe.”

CHAMPIONS LEAGUE – “Jane kualifikuar Atalanta, Paris Saint Germain, Atletico Madrid dhe Liepzig. Nderkohe, mungojne kater te tjerat.”

“Shorti i cerekfinaleve te dhe i gjysmefinaleve do te zhvillohet ne mesin e korrikut. Te merkuren ne 7 gusht Lyon do te perballet me Juventusin (duke nisur nga 0-1), City do perballet me Real Madrid pasi i ka mundur 2-1. Me pas, me 8 gusht do te luaje Barcelona dhe Napoli (gjithcka nis nga 1-1) dhe Bayern-Chelsea me gjermanet qe kane avantazhin e tre golave.”

“Me pas ne Lizbone do te luhet “Mundialito” qe nis me 12 gusht. Aty fillon FINAL 8, me nga nje ndeshje cdo dite. Dy ne La Luz dhe dy ne Alvalade.”

“Pra do te kete vetem dy dite ndalese per gjysmefinalet (18 dhe 19) dhe te dielen ne 23 finalja ne Da Luz.”

EUROPA LEAGUE – “Pervec 1/8 qe jane ende per tu luajtur ndeshja e kthimit, ka edhe nga ato qe nuk kane luajtur asnje ndeshje. Nje nder keto eshte dhe Interi, qe nuk ka luajtur asnje ndeshje me Getafen dhe as Roma-Sevilla.”

“Nuk ka kohe per dy ndeshje dhe keshtu skuadrat do te perballen vetem nje here ne daten 6 gusht ne Gjermani. Me pas, do te zhvillohet “Final Eight”.”

“Ne zonen e Ruhr ndermjet Frankfurt, Duisburg, Gelsenkirchen dhe Koln.”

“8 skuadrat e kualifikuara do te gjenden ne keto 4 stadiume per te luajtur cerekfinalet: dy ndeshje ne daten 10, dy ne 11. Gjysmefinalet ne 16 dhe 17. Dhe finalja – me shume mundesi ne Koln – ne daten 20 gusht, e marte.”

RREGULLAT – KA DISA NDRYSHIME NGA KAMPIONATET QE KANE RIFILLUAR.

1) Nuk do te pranohet ndryshimi ri me pese zevendesime: do te pranohen vetem tre.

2) Me shume mundesi, por jo e sigurt, mund te hapen listat per te futur lojtare te rinj ne rast demtimesh gjate kesaj periudhe.

3) Po diskutohet nese do te kete tifoze ne stadium: per momentin portat jane te mbyllura. Por priten zhvillime favorizuese qe mund te lejohen disa tifoze te marrin pjese neper evenimente.

SUPERKUPA E EUROPES – “Dy fitueset e Champions League dhe Europa League do te luajne Superkupen e Europes ne daten 24 shtator ne Budapest.”

“Keshtu, kjo do te jete edhe hapja zyrtare e sezonit 2020-2021. Nderkohe, paraeleminatoret do te fillojne qe ne vere, shorti i grupeve do te behet rreth dates 1 dhe 2 tetor (nje dite Champions dhe nje dite Europa League). Gjithcka ne Nyon. Jo ne Montecarlo.”

“Champions League do te nise ne 29 tetor dhe ndeshjen e fundit me 16 dhjetor.”

“Duke folur per finalet, 2020 do te behet nje vit qe do te sherbeje si sponde: te gjitha qytetet qe ishin perzgjedhur per finalet kete vit, do te mirepresin finalet ne 2021, duke shtyre edhe te gjitha zgjedhjet pasardhese”, e mbyll shkrimin special te saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.