Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic-Inter, gjithcka e qarte: ja detajet Thohir do ta beje publike ne fund te muajit dhe ai studion sulmuesat e Serie A!

Vidic-Inter, gjithcka e qarte: ja detajet Thohir do ta beje publike ne fund te muajit dhe ai studion sulmuesat e Serie A!
Redi Asabella

Nemanja Vidic do te jete zikalter. Zerat jane gjithnje e me te forta, thashethemet gjithmone me te reja. Dje, Piero Ausilio ka qene ne londer dhe ka ndjekur performancen e mire te kapitenit te Manchester United, qe bllokoi me rezultatin 0-0 Arsenalin. Nje kontakt tjeter me serbin, dhe me shume gjasa per te mbyllur gjithcka.

E BEN PUBLIKE THOHIR – “Burime shume te sigurta thone: mungojne vetem detaje te vogla, dhe eshte e vertete qe eshte akoma ne gare Galatasaray dhe ekipe nga Spanja dhe Rusia, qe duan ta marin me parameter zero, por pothuaj te gjithe portalet me te rendesishem pranojne se mungon shume pak para deklarates nga klubi zikalter. Eshte Erick Thohir ai qe do ta beje lajmerimin personalisht – sepse ka qene dhe ai pjese e dukshme e tratatives – ne ditet kur do te rikthehet ne Itali, domethene nga 21 deri ne 27 shkurt”, siguron Gazzetta dello Sport sot.

KONTRATE TRE VJECARE – Kane rene dakord per gjithcka, sepse serbi do Italine dhe mbi te gjitha, ka zgjedhur Interin. E ka bere per historine e lavdishme zikalter dhe per bindjen se projekti-Thohir do e ngjise interin ne majat e futbollit europian. “Per serbin eshte gati nje kontrate 3 vjecare nga 2.6 milione euro ne rritje. Eshte akoma per t’u vendosur nese viti i trete eshte automatik apo ne baze te paraqitjeve, por eshte e qarte qe Nemanja Vidic do te jete, lojtari deshmues (edhe per vendet aziatike) me te cilin Thohir do te nise ringritjen e tij”, ve ne dukje Gazzetta.

DOSIER – Burime shume afer mbrojtesit sigurojne qe eshte perfshire me mish e me shpirt ne aventuren e re, aq sa ka kerkuar nje dosier te kompletuar te te sulmuesve te Serie A per ta lexuar dhe per ta mesuar permendesh. Nje dosier qe do te azhornohet dhe per sezonit tjeter, normalisht, kur organiket e skuadrave te jene rinovuar dhe kur ai te jete nje mbrojtes zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.