Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko flet pas ndeshjes dhe qeteson te gjithe: “Te mendojme pozitivisht. Demtimi? Ju tregoj se…”

Vrsaljko flet pas ndeshjes dhe qeteson te gjithe: “Te mendojme pozitivisht. Demtimi? Ju tregoj se…”
Inter Club Staff

Ai debutoi dje zyrtarisht me fanellen e Interit qe prej ardhjes nga Spanja ne Milano. 

Per shkak te Boterorit ne Rusi 2018 i cili pa Kroacine e tij te shkonte deri ne finale, ai erdhi pak me vone se shoket e skuadres ne Appiano bashke me Perisic.

Po flasim per Sime Vrsaljko, mbrojtesin e Interit i cili ka folur per gazetaret pas barazimit me Torinon.

Ja fjalet e tij pas ndeshjes:

“Dua te qetesoj te gjithe ne radhe te pare. Ju tregoj se kam pak dhimbje ne kavilje, por asgje te rende dhe do te jem gati per ndeshjen e radhes.”

“Me vjen keq per tifozet tane ne shkallet e stadiumit, sepse ishin te shumte, por nuk ja dolem dot te fitonim pavarsisht se ne pjesen e pare e mbyllem shume mire.”

“Ne pjesen e pare ishim te zotet, por ai goli i pesuar sikur na futi ne dyshime e nuk arritem te luanim sic duhej.”

“Tani duhet te ngreme koke sepse duhet menduar pozitivisht. Le ta rinisim nga ky barazim.”

“Ne nivel personal kam vetem 12 dite qe stervitem dhe do me duhet pak kohe qe te rikthehem ne nivelin tim te duhur.”

“Por nuk ka justifikime. Kur zbresim ne fushe duhet te japim gjithmone 100%. Sot nuk mjaftoi.”

“Cfare efekti me jep San Siro te luaj si i shtepise? Eshte me te vertete ndryshe. Ambjenti eshte shume i bukur. Tifozet bejne tifo per ty gjithe lojes. Tek Interi luhet per kete gje dhe per faktin se eshte nje klub shume i madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.