Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

245 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zazzaroni, cfare sulmi ndaj Marottes: “Une dua te dastibilizoj Interin? Keto jane ka***** te nivelit boteror sepse ai…”

Zazzaroni, cfare sulmi ndaj Marottes: “Une dua te dastibilizoj Interin? Keto jane ka***** te nivelit boteror sepse ai…”
Inter Club Staff

Ivan Zazzaroni, drejtori i Corriere dello Sport, eshte rikthyer te flase per ceshtjen Achraf Hakimi, qe e kishte publikuar disa dite me pare ne gazeten qe ai drejton, Corriere dello Sport.

Por ai shkrim i Corriere dello Sport ka rezultuar si nje nga shkrimet me te keqija te koheve te fundit, duke qene se eshte mohuar menjehere nga agjenti lojtarit, nga Marca, nga vete Real Madrid me nje komunikate zyrtare dhe ne fund edhe nga Beppe Marotta.

Por ky i fundit i ka cilesuar keto shkrime si tentativa per te destabilizuar Interin, duke drejtuar gishtin mbi Zazzaronin ne kete lloj menyre.

Nderkohe, diten e sotme ka folur edhe gazetari i njohur italian: “Real Madrid deshironte garanci nga ana e Interit.”

“Nuk ka qene e mjaftueshme per ta ajo date 31 mars. Ajo dite eshte shume e rendesishme sepse UEFA ne ate date jep licencat per kupat europiane.”

“Lajmi i Hakimit ishte i vertete. Marreveshja ka qene perpara krizes ekonomike dhe perpara se Interi te ishte ne tratativa per shitje.”

“Nese une do te kisha fuqine per te destabilizuar nje klub, do te paguhesha nga Interi per te mos e bere kete gje.”

“Kush i thote keto ka***** te nivelit boteror? Ne japim lajme, pavarsisht se cila skuader eshte perpara.”

“Cdo gazetar identifikohet si tifoz dhe kjo gje eshte e padurueshme. Ne Kine ka nje ndryshim total te strategjise dhe tani kjo gje po sjell stabilitet te ulet tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.