Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

816 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zenga paralajmeron Inzaghin: “Uroj te mos e beje kete gabim te madh: duhet te zgjedhe menjehere kush…”

Zenga paralajmeron Inzaghin: “Uroj te mos e beje kete gabim te madh: duhet te zgjedhe menjehere kush…”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste te para pak minutave per La Gazzetta dello Sport, Walter Zenga, ish-portier dhe legjende e Interit ka folur per merkaton e Interit dhe jo vetem.

“Jam shume i lumtur sepse eshte kthyer Lukaku dhe eshte nje sulmues qe te sposton komplet skuadren dhe ekuilibrat”.

“Le te themi se Inter ka marre disa lojtare plot me kualitet kete vere: Lukaku, Asllani dhe Mkhitaryan qe edhe pse eshte ne perendim te karrieres, do te jape nje ndihme te madhe”.

Dybala nuk duhej?

“Mendoj se Inter duhet te shiste Lautaron per te marre Dybala. Pastaj, cfare kuptimi ka te merret nje tjeter lojtar me rrogen e Sanchez per te qene zevendesues?”

“Me Lukaku dhe Lautaro ne skuader, eshte e veshtire per cdo lojtar te luaje. Pastaj edhe po luajti, maksimumi 30 minuta.”

Je i shqetesuar per…

“Nje: Gosens. Me duket ende nje pasiguri dhe Perisic ishte nje siguri per 50 ndeshje. Dy: Dimarco eshte nje lojtar krahu, jo qendre. Dhe Inzaghi ska asnje qendror tjeter ne stol”.

Imagjino pastaj nese humbet Skriniar…

“Njerezit me fantazi enderronin ate dhe Bremer me Bastoni. Pastaj perpara do te luhej me cigare ne goje…”

“Kush do te vinte ne vendin e tij? Askush nuk mund ta zevendesoje. Klubi edhe mund ta shese, por nje tranjer nuk e zevendeson dot nje si Skriniar. Prandaj, gjithe diten do te zgjidhja qendrimin e Skriniar”.

Onana te pelqen?

“Nga ana e reagimit dhe nga ana elastike, eshte shume i forte. Por ka luajtur shume pak ne dy sezonet e fundit”.

“Krahasimi me Maignan nuk qendron. Onana do te kete hapsiren e tij, eshte blerje me prespektive por…”

Pra ti nuk shikon duelizem me Handanovic?

“Inter per mua e ka nje titullar dhe eshte Handanovic. Uroj te mos e beje kete gabim te madh Inzaghi: duhet te zgjedhe menjehere kush eshte titullari dhe duhet te jete i qarte.

“Kujtoni pak Napolin sezonin e shkuar cfare lemshi u be me duelin e dy portierave. E thashe, uroj Inzaghi te mos e beje kete gabim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.