Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,025 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter ben komunikate per situaten e Eriksen: “Klubi mund te jete i detyruar te pranoje nje oferte nese…”

ZYRTARE – Inter ben komunikate per situaten e Eriksen: “Klubi mund te jete i detyruar te pranoje nje oferte nese…”
Inter Club Staff

Ka edhe një kapitull tjeter te situatës së Christian Eriksen në raportin financiar te klubit zikalter kushtuar bilancit te sezonit 2020-2021.

Inter diten e sotme ka bere nje komunikate per shtyp zyrtare duke shpjeguar gjithcka cfare po ndodh me lojtarin.

“Për sa i përket shifrave të vleres së lojtarit Eriksen (vlera e të cilit më 30 qershor 2021 ishte 18.3 milionë), duhet theksuar se pas një dëmtimi të rëndë që ndodhi gjatë Kampionatit Evropian në qershor 2021 ajo ka ndryshuar ndjeshem.”

“Ky lojtar është frenuar përkohësisht nga autoriteti mjekësor italian nga aktiviteti sportiv për sezonin aktual.”

“Gjithesesi kushtet aktuale të lojtarit nuk janë të tilla që të lejojnë rikthimin e zhvillimit te sportit profesionist në Itali.”

“Kjo gjë mund të arrihet në vende të tjera ku lojtari mund të rifillojë te luaje futboll ne nivele profesioniste.”

“Duke qenë se mundësia e marrjes së lejes per te zhvilluar aktivitet sportiv është pezulluar përkohësisht në Itali ne kete moment nuk mund te perjashtohet transferimi i lojtarit në një ekip të huaj ku ai mund te lejohet te ushtroje futbollin ne nivele profesioniste.”

“Ne kete moment nuk ka mundesi te matet dot vlera e lojtarit ne treg. Kjo sepse gjithcka varet nga demtimi i tij dhe se si situata e lojtarit do te zhvillohet ne muajt ne vazhdim.”

“Drejtoret e Interit mund te rishikojne vleresimin e lojtarit nese dalin elemente te rinj, dhe zhvleresimi i kartonit mund te ndodhe ne shifra te medha.”

“Nese lojtari largohet diku ku mund te ushtroje aktivitetin ne te ardhmen dhe vlera e transferimit do te varet nga shume faktore te jashtem.”

“Ne fund te kesaj komunikate, duhet theksuar se për sezonin 2021/2022 është parashikuar dëmshpërblim nga UEFA, pasi dëmtimi ka ndodhur teksa luante për kombëtaren në një event të organizuar nga vete UEFA”.

Kjo eshte ajo qe ka shkruar diten e sotme Interi ne komunikate per shtyp, menjehere pas mbledhjes se aksionereve.

Me fjale te tjera, per te ardhmen e Eriksen ka shume pasiguri dhe askush nuk e di ende nese lojtari do te mund te luaje futboll.

Gjithcka do te varet nga kontrollet ne muajt e ardhshem. Nese ai do te luaje me aparaturen ne gjoks, atehere nuk do mund te luaje dot ne Itali dhe transferimi i tij ne ndonje kampionat si ai Hollandez ku lojtaret lejohen edhe me defribilator te integruar te luajne duket si mundesia e vetme. Ne nje rast te tille, Interi do te pranonte te largohej Eriksen per nje shifer shume te ulet ose edhe me paramter zero.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.