Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Inter, cfare lajmi: “Arrihet marreveshja me Oaktree: ja detajet. Aksionet e klubit tani…”

ZYRTARE – Inter, cfare lajmi: “Arrihet marreveshja me Oaktree: ja detajet. Aksionet e klubit tani…”
Inter Club Staff

Tashme eshte gjithcka zyrtare: fondi kaliformnian Oaktree i ka dhene me ne fund dakordesine financimit prej 275 milione euro tek Interi.

Keto para do te kalojne te zikalterit nepermjet Great Horizon, e cila kontrollohet nga Suning dhe nepermjet te ciles ata kontrollojne maxhorancen e klubit.

Keshtu, per te siguruar kete financim per Interin, keto aksione jane perdorur si je menyre per te marre kete hua.

Kjo hua do te zgjase per tre vite me radhe dhe grupi kinez do te kete po kaq kohe per ta paguar mbrapsht Oaktree.

Nderkohe, ky eshte lajmi i publikuar pak me pare nga Ansa: “Pas nje due diligance qe ka zgjatur plot dy jave, eshte arritur marreveshja.”

“Vizioni i perbashket ka bere qe nje projekt largpames te finalizohet sot me nje financim ne nivel aksioneresh nga Oaktree Capital Management, LP.”

“Me kete financim, aksioneri kryesor Suning do te vazhdoje te mbeshtese Fc Internazionale Milano me objektivin qe te kalohet cdo veshtiresi dhe cdo mundesi e humbur nga periudha Covid.”

Nderkohe, kujtojme se nese Suning nuk arrin a paguaje ne kohe kete hua (ka tre vite kohe), atehere Inter kalon ne pronesine e fondit shume miliardesh amerikan Oaktree.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.