Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – “Inter humbet dy lojtare per te pakten 20 dite: konfirmohet demtimi i Darmian dhe i…”

ZYRTARE – “Inter humbet dy lojtare per te pakten 20 dite: konfirmohet demtimi i Darmian dhe i…”
Inter Club Staff

Inter ka komunikuar ne menyre zyrtare pak me pare se ne skuadren zikalter pas ndeshjes se djeshme dy lojtare kane dale me probleme fizike.

Me sa duket, pervec Darmian, ka qene edhe Andrea Ranocchia i demtuar dhe kjo ka qene aryeja se pse ai nuk ka mundur te zbrese ne fushe.

Ja cfare shkruan klubi zikalter ne komunikaten e saj per shyp pas kontrolleve te imtesishme te bera ne kliniken Humanitas di Rozzano.

“Per Matteo Darmian eshte vene re se ka pasur nje terheqje muskulore ne kofshen e majte dhe demtimi eshte per tu pare ende ne ditet ne vazhdim.”

“Nderkohe, per Andrea Ranocchia ka pasur nje terheqje muskulore ne kofshen e djathte dhe demtimi i tij gjithashtu do te vleresohet perseri ne ditet ne vazhdim.”

“Te dy ata do te bejne nje tjeter vizite te specializuar per te pare me kujdes se kur mund te rikthehen te sterviten gradualisht.”

Nderkohe, behet me dije nga FcInterNews.it se dy lojtaret me siguri tashme do te mungojne per Interin per rreth 20 dite.

Ndaj Spezias nuk diskutohet, por ata do te mungojne gjithashtu ndaj Romes dhe ndaj Real Madrid por me shume mundesi, edhe ne fundjaven tjeter.

Rikthimi i tyre mund te behet rreth dates 20-21 dhjetor. Nje humbje jo e vogel kjo per Interin, sidomos me Darmian ne krahun e djathte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.