Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

570 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, plasin akuzat ndaj Marottes dhe Interit ne rrjetet sociale nga kundershtaret: “Mafia Marotta ka bere qe…”

Inter, plasin akuzat ndaj Marottes dhe Interit ne rrjetet sociale nga kundershtaret: “Mafia Marotta ka bere qe…”
Inter Club Staff

Eshte folur shume keto kohe per sa i perket te ardhmes se rrezikshme te Interit dhe per detyrimet qe klubi zikalter ka deri ne daten 31 mars.

Por ja tek ka ardhur nje lajm shume i mire diten e sotme per kete ceshtje, ku eshte bere me dije se UEFA i ka dhene nje dore klubit zikalter dhe jo vetem.

Sipas lajmeve te fundit, UEFA ka pranuar qe klubet te kene borxhe edhe pas dates 31 mars, duke i dhene zikalterve mundesi ti paguajne keto borxhe ne lidhje me detyrimet deri ne 30 qershor, e duke i lejuar te gjitha klubet qe kane keto probleme te regjistrohen ne Kupat Europiane.

Nderkohe, sipas Tuttosport, Interi e ka arritur kete gje duke shfrytezuar edhe figuren e Marottes, i cili ka punuar nga afer me UEFA-n.

Por me sa duket, tifozet kundershtar dhe sidomos ata te Milanit, nuk jane aspak dakord me kete qe UEFA ka vendosur.

Te shumta kane qene akuzat e tyre ne drejtim te klubit zikalter, dhe sidomos ne drejtim te CEO-s se Interit, Beppe Marotta.

Ata kane arritur deri aty sa ta quajne Marotten “nje mafia te gjalle te futbollit italian” neper rrjete sociale. Frustrimi i tyre tashme po ndihet edhe shume dite pas derbit.

Gjithesesi, ata nuk duhet ta marrin personale sepse kjo nuk eshte nje deshire apo pune vetem e Marottes, por nje pune e bere me te gjitha klubet me te medha Europiane: duke filluar te Barcelona e duke mbaruar te klube si Liverpool dhe Roma.

“Puna qe ka bere Marotta eshe shume e rendesishme sepse ai eshte nje drejtues shume i respektuar ne nivel nderkombetar, por asgje e parregullt ne kete mes.”

“UEFA nuk do e pranonte kurre nje Champions League pa klubet me ne ze te Europes vetem sepse disa rroga do te jepen me disa muaj vonese”, ka shpjeguar Tuttosport ne nje copez te shkrimit te saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.