ZYRTARE – Inter, Joao Mario kalon tek Lokomotiv Moska. Fjalet e para te lojtarit: “Klub shume i madh, kam folur me Eder.”
Lajmi ishte ne ajer qe prej mengjesit por tashme eshte cdo gje zyrtare dhe nuk ka me thashetheme merkatoje.
Joao Mario eshte futbollisti me i ri i Lokomotiv Moska dhe ai eshte transferuar keshtu ne kampionatin rus.
Kete lajm e ka dhene pak minuta me pare klubi i Lokomotives nepermjet Twitterit ku ka postuar edhe nje foto te lojtarit portugez me bluzen e re.
Lojtari keshtu eshte transferuar ne huazim me te drejte blerje atje. Keto nderkohe kane qene fjalet e tij te para.
“Jam shume i lumtur qe kam ardhur tek nje klub kaq i madh sa Lokomotiv. E di qe eshte nje klub i madh ky.”
“Skuadra ka blere shume futbolliste te famshem dhe eksperte. I kam kerkuar informacione Fernandes dhe Eder per Lokomotiv kur kemi luajtur per komebtaren portugeze.”
“Kam folur me Eder perpara transferimit. Me ka thene qe Lokomitiv eshte nje klub shume ambicioz dhe i madh. Skuadra eshte e mire dhe ka nje atmosferte te mrekullueshme.”
“Edhe pjesemarrja ne Champions League eshte nje faktor shume i rendesishem”, ka deklaruar lojtari ne websiten zyrtare te klubit.