Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Interi, gati turneu veror ne Azi: ja kundershtaret e zikalterve. Edhe Juventusi ne liste!

ZYRTARE – Interi, gati turneu veror ne Azi: ja kundershtaret e zikalterve. Edhe Juventusi ne liste!
Inter Club Staff

Tashme eshte gjithcka zyrtare, Interi rikthehet ne International Champions Cup. 

Pas nje viti mungese te turneve jashte Europes (qe ishte bere me kerkese te Spallettit vitin e kaluar), tashme Interi rikthehet ne nje turne veror jashte kontinentit meme.

Nga dje eshte bere zyrtare: Interi ne vere do te rikthehet qe te beje nje turne ne Azi, shtepine e Suning qe eshte edhe pronare e zikalterve.

Mungon ende kalendari zyrtar i ndeshjeve, por sipas Corriere dello Sport tashme jane zyrtare tre kundershtaret e pare te zikalterve:

“Takimi me i rendesishem per Interin do te jete sfida kunder Juventusit, ne program ne daten 24 korrik pikerisht ne Nanjing, ne seline e Suning.”

“Gjithesesi etapa e pare e udhetimit Aziatik per zikalterit do te jete Singapori, pastaj Changzhoi dhe Shanghai ku priten disa aktivitete te medha komerciale.”

“Kalendari i plote i ndeshjeve dhe axhenda pritet te zyrtarizohet gjate javes ne vazhdim nga ana e klubit zikalter. Kjo sepse te marden tejeter do te zhvillohet nje konference per shtyp nga zyrtaret e International Champions Cup ku do te zbulohet i gjithe programi i turneut.”

“Gjithmone sipas burimeve tona, nje kundershtar tjeter i Interit do te jete Manchester United ne Singapore ne daten 20 korrik.”

“Pastaj menjehere pas rikthimit nga Azia, zikalterit do te fluturojne drejt Londres ku do te luhet nje ndeshje ne stadiumin e ri te Tottenham pikerisht ndaj ketyre te fundit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.