Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 5, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Reagon ashper Inter me nje komunikate: “Dje jane perdhosur vlera thelbesore. Te bashkuar kunder…”

ZYRTARE – Reagon ashper Inter me nje komunikate: “Dje jane perdhosur vlera thelbesore. Te bashkuar kunder…”
Inter Club Staff

Ka ardhur vetem pak minuta me pare nje komunikim zyrtar nga ana e Interit per ate qe ka ndodhur dje me Romelu Lukaku ndaj Juventusit.

Keto jane fjalet e klubit: “Jemi vellezer dhe motra te botes. Qe prej 9 marsit 1908 kjo eshte historia jone, historia e Interit”.

“Duam ta themi kete gje me ze te larte sepse ne do te jemi gjithmone te kompaktesuar kunder racizmit dhe cdo forme diskriminimi”.

“Futbolli dhe sporti nuk duhet te jene vetem nje mjet emocionesh por edhe nje mjet vlerash te qarta dhe bashkuese”.

“Keto vlera nuk kane te bejen aspak me ate qe ka ndodhur diten e djeshme ne fushen e Juventusit dhe ne finalen e takimit”.

“Per kete arsye ne e themi edhe njehere hapur dhe me ze te larte te gjithe mbeshtetjen tone, ngrohtesine tone dhe solidaritetin tone per Romelu Lukaku”.

“Ashtu si po ben e gjithe bota e sportit ne keto ore. Forza Rom, jemi me ty”.

Keshtu e ka mbyllur Inter komunikaten e saj.

Nderkohe, vertete te shumta mesazhet qe jane marre ne oret e fundit nga shume media nderkombetare dhe njerez te rendesishem te cilet kane mbetur te shtangur se si dje eshte denuar personi qe reagoi ndaj racizmit dhe jo ata qe shkaktuan racizmin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.