Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Në duart e sigurta të familjes Dellacasa

#110Inter – Në duart e sigurta të familjes Dellacasa
Inter Club Staff

Një familje brenda familjes, për një histori që ka zgjatur mbi 70 vjet. Marrëdhënia mes familjes Dellacasa dhe Interin janë pak të vështira për t’u shpjeguar: kur flitet për masazhatorët në shtëpinë zikaltër, nuk mund të mos flitet për ta, një dinasti që ka lidhur ngushtësisht historinë e tij me atë të Interit. I pari ishte Bartolomeo, i quajtur “El Tumela”: ishte viti 1945 dhe ky masazhator i ri me një të kaluar si boksier amator dhe krupier në kazinën e Sanremos, takoi rastësisht një menaxher të Interit në Stresa, pa imagjinuar se lidhja që sapo kishte filluar do të vazhdonte nëpërmjet pasardhësve të tij, për më shumë se shtatëdhjetë vjet. Pas tij (i lindur në vitin 1908, të njëjtin vit me themelimin e Interit) do i takojë djalit të tij Giancarlo dhe pastaj nipërve të tij Massimo dhe Marco, për një histori që ende nuk ka përfunduar.

Në duart e arta të Dellacasa-ve kanë kaluar të gjithë lojtarët që kanë shkruar historinë e Interit, nga Meazza tek Mazzola, nga Facchetti tek Zenga, nga Zanetti tek Icardi. Ka nga ata që lanë shenjë, që kanë ruajtur marrëdhënie të ngushta me Dellacasa-t, të cilët mbajnë kujtime të veçanta për të gjithë. E nëse Rummenigge është ai, që për strukturën fizike dhe fuqinë e muskujve, ka impresionuar më shumë Giancarlon, Massimo citon forcën e Ibrahimovic. Por askush nuk harron natën e tmerrshme të 12 prillit 2000, natën e tmerrshme të Ronaldos: “Dita më e keqe e karrierës sime, – tregon Massimo – Kur ra në tokë, një heshtje e akullt pllakosi në Olimpiko dhe ne të gjithë u ndjemë përgjegjës”.

“Në kohët e mia, kishte më shumë familjaritet. Në stafin teknik ishte trajneri, mjeku, personi shoqërues dhe masazhatori. Dhe ne kalonim më shumë se dyqind ditë në grumbullime së bashku.”

Një kapitull të veçantë meriton edhe marrëdhënia me trajnerët, nga ajo më e vështira mes Helenio Herreras dhe Giancarlo, i cili përgatiste për lojtarët që ngelnin të uritur nga dieta strikte e “Magjistarit”, deri tek marrdhënia e veçantë e Marcos me José Mourinhon, i saktë, i fortë, por gjithmonë ironik, edhe në momentet më të vështira. Por në 70 vite, ka edhe nga ata që u përpoqën të shkëpusin Giancarlon nga ngjyrat zikaltër: në vitin 1970, Juventusi i paraqiti një ofertë masazhatorit, i cili tregon: “Picchi sapo ishte bërë trajner i Juventusit dhe ai më propozoi që të shkoja në Torino. E falënderova, por nuk mund ta pranoja. Çfarë do kishte menduar “El Tumela” nëse do kishte menduar, se do kishte një fëmijë juventin?

Familja Dellacasa – Për 72 vjet të gjithë muskujt e kampionëve të mëdhenj të Interit, kanë kaluar në duart e familjes sanremese, Dellacasa, dinastia e masazhatorëve të Interit. Bartolomeo u bashkua me stafin e Interit në vitin 1945, pasuar nga djali i tij Giancarlo, e më pas nga nipat e tij Massimo dhe Marco. Giancarlo Dellacasa ka punuar gjithashtu për Kombëtaren italiane me Enzo Bearzot në Botërorin Spanjoll.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.