Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

60 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – INTERNAZIONALE, jo vetëm në emër, por në thelb

#110Inter – INTERNAZIONALE, jo vetëm në emër, por në thelb
Inter Club Staff

Pesë kontinente, gjashtëdhjetë shtete, mbi tetëqind Inter Clube dhe 110 mijë anëtarë Senior dhe Junior, në sinkronizim të përsosur me historinë njëqind e dhjetë vjeçare të Klubit. Familja e Inter Club ka bërë hapa gjigandë në më shumë se pesëdhjetë vjet të ekzistencës së Qendrës së saj të Koordinimit, e cila ka lindur nga dëshira që Angelo Moratti, në konsulencën e ngushtë të Helenio herreras, kishin për të grupuar bashkë të gjithë tifozët zikaltër.

Internazionalë në emër dhe në thelb, e në fakt, tashmë gjithçka është më afër falë mjeteve teknologjike. Në epokën e rrjeteve sociale, në fakt, është relativisht e thjeshtë për tifozët që të mblidhen së bashku për të parë ndeshjet e ekipit të tyre të preferuar, dhe kush e di, edhe për të ëndërruar që një ditë të jenë në San Siro. Ose për të shkuar me të vërtetë, edhe nëse distanca është mijëra kilometra larg.

I tillë është rasti, për shembull, i anëtarëve të Inter Club Washington, të cilët janë njohur pikërisht në Facebook, dhe vendosën që të shkojnë së bashku për të parë Inter-Benevento, të shtunën e fundit të muajit shkurt. Të udhëhequr nga Christian, presidenti, të gjithë të rinjtë amerikanë, me origjina të ndryshme, por të bashkuar nga Inter, kanë realizuar ëndrrën e tyre: të jenë të paktën një herë, të pranishëm në San Siro për të bërë tifozëllik për zikaltërit. Histori të ndryshme, origjina të ndryshme, por të bashkuar nga një dashuri e madhe, INTERI.

Qendra e Koordinimit të Inter Clubeve ekziston prej më shumë se pesëdhjetë vitesh. Sot ajo numëron mbi 800 klube të shpërndara në të pesë kontinentet, duke bashkuar gjithsej 60 shtete të përfshira, dhe numri po rritet vazhdimisht. Numri i përgjithshëm i antarëve Junior dhe Senior, prej pak kohësh ka kaluar shifrën prej 110 mijë personash.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.