Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

49 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Emri im eshte Walter Samual dhe hyrja eshte e ndaluar

#110Inter – Emri im eshte Walter Samual dhe hyrja eshte e ndaluar
Inter Club Staff

Në mbrëmjen e 9 janarit 2010, Siena ishte në avantazh 3-2 në San Siro ndërsa Walter Samuel u zhvendos në qendër të sulmit në minutat e fundit të ndeshjes. Pas barazimit të Sneijder me goditje dënimi, në kohën shtesë, Samuel mer topin kur ishte më shpinë nga porta, rrotullohet në një moment dhe me një lëvizje si të një sulmuesi rrace, me të majtën e tij ndal në rrjetë topin duke ndryshuar përfundimisht rezultatin. Më pas vrapon duke bërtitur poshtë Curva Nord-it, me bluzën e hequr dhe me atmosferën e nxehur nga thirrjet triumfuese të stadiumit.

Por golat e mbrojtësit argjentinas me fanellën zikaltër nuk kanë qënë asnjherë të parëndësishëm; në muajin prill të të njëjtit vit shënonte kundra Lazios në një ndeshje shumë decizive për fitimin e kampionatit, në 2012 goli i tij vendos derbyn e atij viti me një zhytje me kokë. Në fakt detyra e tij ishte që të mbronte portën e tij, një detyrë në të cilën shkëlqeu, aq sa meritoi plotësisht psudonimin “Muri”, që e shoqëronte që kur ishte lojtar i Romës. Një mbrojtës i fortë i shkollës së vjetër, në zonën e tij nuk parapëlqen të luajë me delikatesë, por i ngjitet kundërshtarit dhe nuk e lë të marrë frymë për asnjë moment, duke i bërë të ndjejnë fizikun si dhe takat e këpucëve të tij. Të paharrueshme duelet e tij me sulmuesit më të mirë të kampionatit dhe performancat e tij të mrekullueshme në Derby(ku humb vetëm 1 në 11 përballje), si dhe ndeshjet e tjera decizive.

Ashtu sic u bënë pjesë e historisë zikaltër shpëtimet e tij të mrekullueshme: me një stil të pagabueshëm, Samuel nxirrte gjithe trupin e tij përpara kundërshtarit që bëhej gati të godiste portën, duke mbetur pezull në ajër, pavarësisht se si binte në tokë. Një gjë e tillë ndodh edhe në Madrid, në finalen e Ligës së Kampionëve: kur rezultati ishte 1-0 për Interin, Oliç kishte në këmbë shansin për golin e barazimit, por duket se nuk i kishte bërë llogaritë me murin e pathyeshëm që u gjen përpara tij në momentin e fundit. Nga aty nisi kundrasulmi i cili u konkludua me golin e dytë të Militos; ishte një nga ato momentet të krijuara bashkë me shokët e skuadrës, për të bërë të mundur një nga arritjet më të mëdha të karrierës së tij. Drogba, Ibrahimovic, Robben dhe Messi: të gjithë sulmuesit më të mirë të momentit, në Ligën e Kampionëve, u përplasën dhe u thyen në atë “Mur”.

Walter Adrian Samuel (Firmat, 23 mars 1978) vjen tek Inter në vitin 2004 nga Real Madrid për 18 milionë euro. Me zikaltërit luan 236 ndeshje, duke shënuar 17 gola. Shtyllë e pazëvëndësueshme e ekipit që fitoi Tripletën, fiton gjithsej 5 Kampionate, 3 Kupa Italie, 4
Superkupa Italie, 1 Ligë të Kampioneve dhe 1 Botëror për Klube. Në karrierën e tij ka veshur dhe fanellat e Newell’s Old Boys, Boca Juniors, Roma dhe Basel. Me Kombëtaren argjentinase ka koleksionuar 56 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.