Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,198 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – 5 INTERISTET ME TE MEDHENJ TE HISTORISE. Zanetti i treti.

SPECIALE – 5 INTERISTET ME TE MEDHENJ TE HISTORISE. Zanetti i treti.
Xhorxh Gellci

Dje Bleacher Report kishte publikuar nje artikull shume te ashper ne drejtim te Interit aktual. Sot, websiti i rendesishem amerikan, i dedikon nje artikull fantastik historise te shoqerise zikalter, perpara ndeshjes te nates se sotme perballe Chelsea.

Pak shoqeri ne bote mund te kene historine dhe terheqjen e Internazionale. Shoqeria zikalter ka patur shume lojtare me klas te jashtezakonshem qe nga Scudetto-ja e pare e fituar ne 1910.” Bleacher ka zgjedhur 5 lojtaret me te mire, por duke permendur disa lojtare te tjere qe nuk kane mundur te futen ne 5 me te miret. Fillojme ne fillim me lojtaret, te cileve ju eshte permendur emri:

SANDRO MAZZOLA – Nje nga me sulmuesit me te mire te viteve ’60 dhe ’70. Ka fituar 4 Kampionate, 2 Kupa Kampionesh dhe 2 Kupa Interkontinentale gjate periudhes te tij tek Inter. Ka dale i dyti ne Boterorin e 1970 dhe eshte votuar lojtari me i mire europian ne 1971.

MARIO CORSO – Me shume se 500 prezenca ne San Siro, Mario Corso ngelet nje nga mesfushoret me te forte te historise zikalter, me nje klas te rralle. Si Mazzola, ka fituar 4 Kampionate, 2 Kupa Kampionesh dhe 2 Kupa Interkontinentale.

LOTHAR MATTHAUS – Ka luajtur 5 Boterore, eshte pa dyshim nje nga lojtaret me te medhenj te historise te futbollit dhe te Interit te viteve ’90. Me zikalterit ka fituar 1 Kampionat, 1 Superkupe dhe 1 Kupe Uefa, dhe gjithashtu ka fituar nje Top te Arte dhe nje Fifa World Player.

GIUSEPPE BERGOMI – 758 prezenca me fanellen e Interit, ka kaluar te gjithe karrieren e tij me ngjyrat zikalter te veshura. Ka fituar 1 Kampionat dhe 3 Kupa Uefa, duke luajtur kater Kupa Bote.

Ndersa lojtaret me te mire te historise te Interit jane:

Vendi 5: LUIS SUAREZ

Me gjithe respektin per sulmuesin aktual te Liverpool, Luis Suarez origjinal ishte shume here me i forte. Sigurisht nje nga lojtaret me te medhenj te historise te Interit. Ka qene blerja me e shtrenjte ne bote ne koherat e tij, por me te drejte. Lojtari me i mire ne Europe per vite me rradhe, Suarez ka fituar me Interin 3 Kampionate, 2 Kupa Kampiones dhe 2 Kupa Interkontinentale.

Vendi 4: RONALDO

Pavaresisht se ka qene tek Interi vetem 6 vjet dhe me shume demtime, Ronaldo eshte sigurisht nje nga lojtaret me te medhenj qe ka veshur fanellen zikalter. Ka luajtur vetem 99 ndeshje (shume pak ne krahasim me te tjeret), por ngelet nga me te medhenjte. Ne sezonin debutues ne Serine A ka shenuar 25 gola, me shume se kushdo tjeter me pare se ai. Ka fituar vetem 1 Kupe Uefa, por ka fituar ne pafundesi cmime individuale, mes te cilave nje Top te Arte.

Vendi 3: JAVIER ZANETTI

Kapiten ne epoka te ndryshme, Zanetti eshte nje nga lojtaret me madheshtore te Interit, i cili eshte akoma ne aktivitet. Ka koleksionuar me shume se 800 paraqitje me skuadren zikalter, mban cdo lloj rekordi dhe vazhdon te jete nje shembull. Eshte dikush qe ka folur gjithmone me veprimet e tij ne fushe dhe jashte saj.

Me Zanettin si lider, Interi ka fituar shifren gjigande prej 16 trofesh, mes te cilave, 5 kampionate, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa, 1 Champions League, 1 Boteror per Klube dhe 1 Kupe Uefa, me nje gol te tijin ne finale.

Vendi 2: GIACINTO FACCHETTI

E pamundur te mos citohet Giacinto Facchetti ne dy vendet e para te ketij klasidikimi. Nje nga mbrojtesit me te medhenj te historise te futbollit, praktikisht ka revolucionuar konceptin e mbrojtesit, duke shenuar shifren e pabesueshme te 75 gola ne 629 paraqitje si mbrojtes krahu.

Ka fituar 4 Kampionate, 2 Kupa Kampionesh, 1 Kupe Italie, dhe 2 Kupa Interkontinentale. Ka marre vetem nje here karton te kuq ne karrieren e tij te ndritur (per nje duartrokitje ironike) dhe ka qene nje Legjende e Kombetares pervec se e Interit, duke fituar Europianin e 1968.

Vendi 1: GIUSEPPE MEAZZA

Shume thjesht, nuk ka patur lojtar me te madh ne historine e Interit sesa Giuseppe Meazza. Stadiumi mban emrin e tij emblematik.

I injoruar nga Milani si lojtar pa kualitet, Meazza eshte bere nje nga sulmuesit me te medhenj te historise te Interit, dhe rekordet e tij nuk jane thyer as ne ditet e sotme. Eshte goleadori me i madh i historise me 288 gola dhe mban edhe rekordin e golave ne sezonin debutues: 31.

Ka fituar me Interin 1 Mitropa Cup, 1 Kupe Italie dhe 3 Kampionate mes fundit te viteve ’20 dhe fillimit te viteve ’30. Eshte ne Hall of Fame te FIFA dhe paraqet pa dyshim, Interistin me te madh te te gjitha koherave!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.