Gazzetta – Sot Interi rishkruan historine. Moratti dhe Thohir firmosin 2 kontrata!
9 TETOR 2013: Kjo mund te jete nje date qe tifozet e Interit. Duke perjashtuar surprizat, duket se nuk ka me dyshime, sot Massimo Moratti dhe Erick Thohir do te firmosin kontraten qe do te percaktoje kalimin e 70% te aksioneve zikalter tek grupi indonezian i kryesuar nga Thohir. Dje eshte zhvilluar maratona e disate mes studiove legale dhe fiskale, dhe duket se jane perfunduar te gjitha detajet e fundit. Por kur do te vijne firmat? I vetmi problem mund te jete i lidhur me faktin qe Xhakarta eshte 6 ore perpara, prandaj gjithcka duhet te perfeksionohet rreth gjysmes te pasdites ne Itali. Ajo qe nuk dihet akoma me saktesi eshte numri i pjesetareve ne Keshillin e Administrimit, por pritet te jene 7 gjithsej me 3 anetare nga ana e Morattit.
Dy aktoret kryesore te kesaj tratative shume te gjate do te firmosin dy kontrata; i pari eshte nje dokument qe percakton termat, kohet dhe kostot e nje operacioni prej 250 milion euro, qe do te firmoset nga Massimo Moratti, Erick Thohir, Roslan Roeslani ed Handy Soetedjo. I dyti eshte nje pakt ndermjet aksionereve, ku do te fiksohen linjat programuese per shoqerine e re. Massimo Moratti u ka kerkuar aksionereve te rinj qe te mbahet niveli i kompetivitetit te skuadres si dhe inpenjimi i shoqerise ne hapesiren sociale, nepermjet Inter Campus.
Persa i perket presidences, para se Moratti te pranoje te qendroje president, deshiron te kuptoje mundesite per t’i lene te birit Angelomario detyrat qe i garantojne nje rol ne te ardhmen e shoqerise, si dhe prezencen e familjes te tij per nje vazhdimesi ne shoqeri.
Nderkohe sot gjate mbasdites ose ne mbremje, pritet te leshohet komunikata zyrtare ku do te zyrtarizohet kalimi i aksioneve.