
Thohir skuadres: grinte dhe krenari per Interin. Ndersa per De Boer, ka ofruar…
Interi eshte rikthyer tek suksesi ndaj Torinos.
Nje fitore e arritur edhe pas fjaleve te Erick Thohir, qe perpara ndeshjes eshte takuar me lojtaret dhe stafin zikalter per ti karikuar sadopak. Takimi, sic tregon Gazzetta dello Sport, ka zgjatur rreth nje ore: “I ka folur fort, i ka kerkuar te gjitheve te marin pergjegjesite e veta – lexohet -. Koncepti ka qene ky: duam qe te shohim qe ne fushe jeni te afte te luftoni, te tregoni te gjitha kualitetet tuaja. Duam te shohim grinte dhe krenari per bluzen qe mbani veshur. E gjithe bota po shikon Interin e ju duhet te keni respekt per kete klub qe ne histori njihet si nje nga me te ndershmit dhe me me shume lavdi”.
Me pas, Thohir dhe Steven b kane diskutuar edhe me Frank De Boer per te kuptuar gabimet e mbi te gjitha, per t’i dhene mbeshtetje dhe afrimitet. Duke pare rezultatin dhe lojen e Interit, duket se vizita sherbeu vertete.