Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,915 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Interi eshte i tifozeve, bashke me Morattin do e bejme nje top klub. Konkurrues, duhet modeli USA”

Thohir: “Interi eshte i tifozeve, bashke me Morattin do e bejme nje top klub. Konkurrues, duhet modeli USA”
Andi Prifti

Erick Thohir prezantohet ne televizionin italian: pas intervistave dhe konferecave per shtyp te dhena gjate dites se ardhjes se tij ne Itali, presidenti i ri i Interi eshte i ftuari i Fabio Fazio ne emisionin e njohur ne Rai Tre ‘Che tempo che fa’, ku ka treguar endrrat, ambiciet dhe projektet qe ai ka per skuadren e tij te re. Ja pergjigjet e tij pas pyetjeve te drejtuara:

Qe tani ju jeni presidenti i Interit. Per te gjithe tifozet dhe ju shohin dhe pyetsin: ‘Kush do blihet?’ si ju pergjigjeni?

Ne fillim ju falenderoj per ftesen, eshte nje nder qe te jem ketu. Ka shume zera per lojtare te ndryshem, por eshte qe do bejme me Interin eshte te ndertojme nje sistem, dhe mendoj se nuk duhet te merren vetem vendimet per lojtaret, duhet te flasim me shoqerine dhe trajnerin per te pare se cili eshte me i miri per skuadren, ne menyre te tille qe t’i bejme te lumtur tifozet. Kjo eshte shume e rendesishme, eshte bukur te shohesh nje skuader qe luan mire.

Ju keni qene gjithmone tifoz i Interit?

Kur ishim te vegjel donim te luanim ne Serie A, nje nga gjerat me te mira qe futbolli mund te te ofroje. Une dhe miqte e mi jemi bere tifoze te Interit ne vitet ’80, ne vitet e tre gjermaneve si Matthaeus, Brehme dhe Klinsmann. E kemi ndjekur gjithmone Serie A, ne televioz ose ne gazeta. Tani kemi konkurrence me Premier League ose Bundesliga, por une jam i bindur se ne mund te jemi nje nga kampionatet me te mira ne bote. Dhe pastaj, Italia eshte nje nga vendet me te bukura ne bote.

Si i pate djemte? Dhe çfare ju thate atyre?

I takova me trajnerin; besoj se dhe per mua ishte e habitshme te takoja ata yje qe shihja ne televizor, por me pas i kuptova ata si president qe skuadra duhet te jape me te miren ne çdo ndeshje. Nese skuadra luan me zemer, mund ta fitoje çdo ndeshje.

Mazzarri do kete mbeshtetje?

Une besoj se nese nje person do t’ja dale ne jete, duhet t’i kete objektivat e qarta dhe te punoje shume. Une i shoh keto cilesi tek Mazzarri dhe kjo eshte fale Morattit qe e ka zgjedhur. Ne 2-3 vitet e ardhshme do i kemi gjerat ne rregull, ne 2016 finalja e Champions do jete ne Milano dhe Interi duhet te pergatitet. Nuk e di nese do e fitojme, por me nje pergatitje te mire do rikthehemi se shpejti ne Champions.

Ne kapitullin e investimeve, ju çfare prisni?

Po (qesh)…Nese shohim 6-7 vitet e fundit, kemi ndryshuar edhe modelin. Ne Angli 3-4 skuadra perfundojn ne duar amerikane, si Manchester Unites. Une nuk jam amerikan, i njoh mire Shtetet e Bashkuara sepse e pelqej shume basketball-in. Dhe aty kam kuptuar se si amerikanet e bejne sportin nje industri; jane shume largpames, dine se si te jene te forte. Nese Interi nuk ndjek kete model nuk do jete konkurues ne te ardhmen. E para eshte se duhet te jemi te forte, pastaj tifozet duhet te shohin ndeshje te bukura. Eshte fondamentale krijimi i ketij sistemi per te mbeshtetur ekipin.

Moratti ju ka kerkuar qe mos te prekni diçka te Interit?

Morattin e kam takuar per here te pare 5-6 muaj me pare: kam qene gjithmone tifoz, takova Morattin dhe ishte nje situate e pazakonte. Flas me dore ne zemer: heren e pare qe e takova i thashe qe nuk isha aty per ta zevendesuar, por per te krijuar nje shpirt skuadre te denje per Interin. I kam thene se ate qe ka bere ai per 18 vite une nuk do mund te beja, dhe se duke punuar bashke Interi do behej me i forte. Ne te ardhmen do mbahen mend vetem 10 skuadra dhe une dua qe Interi te jete mes tyre.

Keto 10 skuadra do kene nje kampionat te vetin?

Konkurrenca e forte, merrni Real Madrid. Interi ka bere gjera fantastike, por ne vitet e fundit ka pasur disa probleme. Nuk eshte nje situate shume e mire, por mendon se me Morattin do ndertojme nje Interi me te forte.

Tani do merrni shtepi ne Milano? Ku do jetoni? 

“Kam nje angazhim tani me Interin, duhet te kem pasionin e duhur per t’ja dale. Mbase nuk do vij per çdo ndeshje, por do i shoh ato ne televizion, si tifoz ne distance. Do zgjohem ne 2:45 per te pare Interin, eshte pjese e angazhimit tim. Duhet te jem edhe ketu: qe nga 28 nentori deri ne 2 dhjetor do jem ne Milano. Ne dhjetor do e sjell familjen ketu ne Itali dhe do shkoj ne Milano.”

Por mund ta ndryshoni orarin meqe Interi eshte i juaji…

Jo, nuk eshte i imi: Interi eshte i tifozeve qe ka, me pas i nje grupi qe e administron, jo vetem i imi. Dhe pastaj vendos Serie A.

Ne Milano eshte nje skuader tjeter, presidenti i te ciles eshte nje person mediatik. Keni shume gjera te perbashketa, por ju ne Indonezi jeni editor i ‘Republika’, ndersa Berlusconi…

Une nuk dua te prezantohem kandidat ne Indonezi, me mire qe ta dini (qesh)…Aktivitet e mia vijne prej pasionit, por ashtu eshte ne sport.

Pse vellai juaj quhet Garibaldi?
Ka qene babai im, i bindur se do i sillte fat. Emri im ka ardhur nga vikinget…Ne 2001, kur kam marre Republika, i shpjegoja vellait tim se me pelqente biznesi ne media, nuk e beja per te qene i fuqishem. Dhe babait tim i kam thene qe me ka dhene emrin e dikujt qe shetit boten, dhe tani shkoj ne Itali, pastaj ne Amerike: keshtu ishte fati.

Po Ventola dhe Fresi jane me te vertet idhujt e tu interista?
Nese une flas per Ronaldo dhe Figo, te gjithe e dine kush jane dhe te gjithe jane tifoze. Por mbaj akoma mend Interin e Fresi dhe Ventola, dhe Ventola ka patur shume fat te keq.

Ne sa kohe e parashikon skudeton e pare tendin?
Ja leme Zotit te vendose.

Po nuk mund ta blije Alitalia-n (kompani ajrore)?
Nuk hyn ne bizneset e mia, por do jem i lumtur te krijoj lidhje te reja mes Italise dhe Indonezise.

Ne fund te intervistes, Thohir i dhuron Fabio Fazios nje top te autografuar te Interit.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags