Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

733 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

The Polemic One- Po cfare doni te marre vesh nga futbolli nje indonezian?

The Polemic One- Po cfare doni te marre vesh nga futbolli nje indonezian?
Donald Elmazi

Dikush i thote nje miku: “Po e kupton? Nicola Ventola! Cfare mund te kuptoje nga futbolli dikush qe vjen nga Indonezia dhe citon Nicola Ventola midis interisteve te preferuar?! Mos ia fut kot, do jete nje deshtim!”.

Tjetri i pergjgijet: “Me keq se me Morattin?”. “Po, po! Me keq akoma!”.

“Te pakten ai na dhuroi ndonje titull ne fund, me kete do perfundojme direkt ne Serie B”.

“Pikerisht!”.

“Ketu do jemi! Me kete Togir, Tosir… Si dreqin quhet ky? Ai, i shkurtri dhe topolak, me cehre te cuditshme qe duket sikur ka ardhur nga Marsi. Do perfundojme keq, ta siguroj”.

“Eh… Edhe duke lexuar larte e poshte, nuk eshte se jepte ndonje pershtypje tjeter. Ne tv, shikoj gjithmone emisionet sportive: te qeshura, batuta… Dhe atje jane njerez qe marrin vesh me shume se un dhe ti se bashku!”.

“Me mire se ty ndoshta plako. Dhe po te them: Ku ka perfundar Interi jone! E rrembyer nga nje aziatik! Ne fakt tani dhe Silvio do i jape duart Milanit te tij!”

“Eh jo, ai i respekton traditat e familjes. Tani do ta marre ne dore e bija situaten dhe veme me bast qe ne maj do te jemi pas kusherinjve ne klasifikim!”.

“Sigurisht, ata kane Balotellin! Ne kush na mbetet? Tobir do t’i shese te gjithe dhe me pas do te kthehet ne Indonezi me i pasur se me pare!”.

“Normale!”.

Ky bashkebisedim, me tone pak a shume te pershtatura eshte nje nga te shumtat kur ishim te detyruar ta degjonim atehere kur u be publike tratativa midis Morattit dhe Thohir per shitjen e paketes mazhoritare te interit. Buria e perhershme e alarmit, kompetence e madhe e popullit italian. Qe ne te shumten e rasteve beson se bota rrotullohet rreth gadishullit te apenineve. Por keshtu nuk eshte, as edhe per boten e topit.

Globalizimi na ka sjelle, per fat te mire, ne nje perzierje rracash dhe idesh. Dhe jo vetem per te mbizoteruar shumekombesite mbi te gjithe. Buzeqeshjet dhe batutat qe duken kudo ne kapacitetin e te kuptuarit te futbollit nga ana e presidentit te ri te Interit nuk jane me keq se deshira jone per te qene te paret ku gjithmone eshte frika e te panjohures.

Dhe ja perse Thohir dhe Inter eshte nje dyshe qe i fut friken shume personave; eshte nje martese e destinuar per te shkaterrar cdo fryme negative, te cdo niveli. Dhe daljet e para mediatike te indonezianit e kane bere te qarte qe nuk eshte topolaku qe e pershkruanin te gjithe. “Une punoj ne boten e mediave per pasion, jo per te patur pushtetin. Nuk kam qellim te hy ne politike”. Me qarte se kaq…

Mbase duhet pikerisht Eick Thohir. E.T., sic e therrasin: nomen omen. DIkush qe te citon Nicola Ventolan, sepse “edhe kush ka shenuar vetem nje gol ka qene i rendesishem per historine e Interit”. Cfare leksioni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.