Notat: Taider ‘ngec’, Rolando pelqehet edhe me shume. Mazzarri-Thohir, ka akoma per tu folur…
Handanovic 6,5: Gjithmone i kujdesshem, shpeton Interin nga Rolando Bianchi dhe per pak nuk arrin te mohoje gjuajtjen e Kone.
Campagnaro 6: Nuk eshte ne versionin e tij me te mire dhe duket. E mbron me vuajtje fushen por eshte nje Campagnaro ne versionin e reduktuar.
Rolando 6,5: Vazhdon te jete ajo supriza e pelqyeshme e kesaj periudhe. Ranocchia duhet te punoje shume qe te ruaje vendin e titullarit.
Juan 5,5: Shume i pafat me traversen ne fund te ndeshjes, i pa kujdesshem ne 90 minuta.
Jonathan 6,5: Pjesa e pare eshte prej spektatori pa bilete, pjesa e dyte eshte prej aktori protagonist. Dhe pas golit eshte nje urragan.
Taider 5: Mbase e ndjente shume rikthimin ne Bologna por eshte konfuz dhe irritues. Ndeshja e tij i eshte dashur te mbaroje pas 10 minutash: falet por paraqitja nuk permirsohet.
Cambiasso 6: Me pak furnizues se sa versioni primar i pare kohet e fundit.
Alvarez 6: Edhe ai tregon disa caste negative: shume gjera te bukura kur ka topin ne kembe por kalon edhe pauza te shumta.
Nagatomo pv: I ndalur nga nje demtim ne pulpe perpara se te tregonte paraqitjen e tij.
Guarin 6: Ne kete ndeshje eshte cdo gje Guarin. Goditja bombe nga faulli ne traverse, sulmet e bera me vendosshmeri, topat e humbur naivisht dhe gjuajtjet per tu harruar. Por, ne krahasim me versionin e pare ne fillim te vitit eshte shume me mire, mundohet jashtzakonisht shume dhe me bindje.
Palacio 5,5: Humbet dy raste te pastra goli qe duken te bere dhe eshte me pak deciziv se sa jemi mesuar.
Pereira 5,5: Nuk kuptohet se pse e pret kundershtarin per te dhene kros. Ben dicka te duhur dhe me pas fshihet nga nje gje e gabuar. Krijon konfuzion.
Kovacic 5,5: Futet pak ne loje dhe eshte dukshme.
Belfodil pv.
Mazzarri 6: Skuadra krijon, prodhon loje dhe topa per gol. Por eshte me pak brilante se ne fillim te sezonit dhe ndryshimet nuk jane ne lartesine e duhur. Mirese te vijne mbledhjet e merkatos me Thohir sepse skuadra ka identitet dhe me perforcimet e duhura Champions mund te arrihet.