Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT: Palacio nje profesor, Kondogbia rritet. Perisic? Asnjehere me pa te ne fushe!

Bujar Berishaj

Roma fiton. Interi? Pergjigjet duke fituar me Palermon dhe duke vazhduar rrugetimin ne kerkim te vendit te trete. Ashtu si ne kupe, zikalterit fitojne me tre gola.

Carrizo 6,5: Nuk mund te bej asgje te goli i Vasquez por reagon ne pjesen e dyte per te parandaluar nje 3-2.

D’Ambrosio 5,5: Del vazhdimisht ne krah mirepo krosimet e tij zakonisht perfundojne ne trupin e kundershtarit.

Miranda 6: Kontrollon situaten kur paraqitet ndonje rrezik. Nuk eshte ne kohe te Vasquez per te rekuperuar.

Murillo 6: Lojtar qe shpesh luan me fuqi dhe vrull, zhvillon ndeshje te qete, pa gabime.

Nagatomo 5,5: Ashtu si D’Ambrosio nuk sjell ndonje risi ne sulm. Ne krah Rispoli krijon ndonje bezdisje te tepert.

Medel 6,5: Inter sulmon, ai formon nje dige me Kondogbian dhe e ben shume mire.

Kondogbia 6,5: Ne rritje te vazhdueshme. Gabon te ndonje pasim por eshte gjithmone ne vendin e duhur ne kohen e duhur. E drejt t’i jepet vazhdimesi, mundet vetem te vazhdoj rritjen.

Ljajic 6,5: Ka merita, thelbesore, qe zhbllokon ndeshjen. Per sa kohe eshte ne fushe luan mire.

Palacio 6,5: Lojtar i nje niveli superior kur vjen pune te inteligjenca taktike. Mekat qe nuk eshte me i ri. Nje profesor.

Perisic 7: Shpresa eshte qe pyetja eshte zgjidhur perfundimisht: asnjehere me pa Perisic ne fushe. Edhe kur luan jo mire, jep kontributin e tij. Kur luan mire eshte kenaqesi ta shohesh.

Icardi 7: Nje gol fantastik, bomber i vertete. Asist perfekt per golin qe vendos ndeshjen. Per te heshtur tjeret. Golat? Tashme jane 12.

Brozovic 6: Ndeshja e kupes e penalizon duke mos luajtur nga fillimi.

Biabiany 6: I thone te futet dhe te vrapoj ne krahe, ai futet dhe vrapon.

Mancini 6,5: Skuadra duhet t’i jap vazhdimesi fitores kunder Juves dhe ai rreshton nje formacion super sulmues. Skuadra dominon per pjesen me te madhe te ndeshjes, i zoti edhe per t’i dhene besim dy lojtarve me kualitet si Ljajic e Perisic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.