Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hernanes kerkon te luaje. Por mjeket e ndalojne

Hernanes kerkon te luaje. Por mjeket e ndalojne
Ardi Deda

Hernanes po apo jo ne Firenze? Eshte nje dyshim i koheve te fundit ne shtepine-Inter. Demtimi muskular eshte i lehte, lodhja eshte pika nga ku duhet te  fillohet dhe vleresimet jane te shumta.

Si pari, braziliani po ben gjithcka per te mos zhgenjyer boten-Inter dhe punon per te luajtur, te shtunen mbrema, ne Firenze. Te merkuren nje pjese te stervitjes e ka kryer me skuadren, nje pjese tjeter i vetem ne palester dhe sot do te kuptojme me shume per gjendjen e tij. Ai ndjen se mund te luaje, dhe ndjenjat jane simptomat e para dhe kryesore. Keshtu, nese bazohemi ne deshiren e Hernanes, do te jete i pranishem ne ndeshje.

Se dyti, trajneri Mazzarri ka thene: “Hernanes ka nje problem te vogel muskular, do te shyqrtojme situaten me qetesi”. Pasi rigjeti fitoren e cila largoi mendimet e keqija, trajneri ne Firenze do te prezantoje nga fillimi D’Ambrosio, mund te mbeshtetet tek i rigjeturi Guarin, tek Milito dhe Palacio dhe keshtu eshte i gatshem te vleresoje pa stres pranine e Hernanes. Sigurisht, edhe Mazzarri kerkon ta shohe ne fushe qe nga fillimi.

Se treti. Stafi mjekesor do te vleresoje demtimin e Hernanes dhe rreziqet qe mund ti kanosen nese forcohet hyrja e tij ne fushe para kohe. Stafi mjekesor eshte ne medyshje per gatishmerine e menjehershme e Hernanes. Me mire te pritet, ndoshta ta beje ndonje pushim te vogel, dhe te qendroje ne pankine ne Firenze. Te mos ndermerret rreziku qe nje demtim banal te behet nje problem serioz kur po shkojme drejt pranveres dhe fundit te kampionatit. Mungesa e thirrjes ne kombetare, pavaresisht keqardhjes personale, ndhmon ne shmangjen e forcimeve te teperta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.