Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,395 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Inter, kundër Wolfsburgut do të dalë nga guacka Hernanes.

GdS – Inter, kundër Wolfsburgut do të dalë nga guacka Hernanes.
Rinor Sopaj

A do të dalë nga guacka Hernanes? Pas hyrjes së frytshme në San Paolo, me brazilianin i cili ka ofruar një kontribut fundamental për t’u rimëkëmbur nga rezultati 0-2, tani Mancini po mendon t’i besoj një fanelë titullari në ndeshjen e Europa League e cila do të zhvillohet në tokën gjermane, por komplikimet vijnë edhe nga mungesa e detyruar e Brozovic i cili nuk është në listën UEFA. “Alternativa është Kuzmanovic, më pak teknik, por më prezent në nivelin dinamik”, – shpjegon Gazzetta dello Sport. Kjo është pika që po mundohet ta arsyetoj Mancini duke e parë që do të përballet me një rreshtim 4-2-3-1 i mbushur me lojtarë të rrezikshëm në të gjitha linjat. Dje në stërvitjen e fundit përpara nisjes, trajneri ka punuar në mesfushë me Guarin, Medel dhe Hernanes (zero gola në Evropë këtë edicion për brazilianin). Edhe kur është fokusuar në topat joaktiv”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.