Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Inter-Cagliari: gabimet e arbitrave, te metat e sulmit dhe Speedy Gonzales i pankines.

Nga Zero ne Dhjete – Inter-Cagliari: gabimet e arbitrave, te metat e sulmit dhe Speedy Gonzales i pankines.
Ardis
  • On 24/02/2014, 15:12

Nje rezultat zhgenjyes ne shtepi, perpara syve te Thohir, edhe pse arbitri ka ndikuar shume tek ky rezultat1-1 me Cagliarin. Te ri-analizojme te gjitha ne numra Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Pavaresisht dëmit  mund te thuhet: jo vetem qe Interi vazhdon te jete e vetmja skuader ne Serie A qe nuk ka marre asnje penallti ne favor, por tashme akordohen edhe penallti inekzistente ne disfavor, duke pare edhe prekjen me dore ne menyre jo vullnetare te Juan. Dicka nuk shkon.

NJE – Vetem nje gjuajtje e Cagliarit ne drejtim te portes se Interit, ose goditja e penalltise, eshte fituar barazimi 1-1 ne San Siro. Interi ka gjuajtur 5 here ne drejtim te portes se Cagliarit por ka gjetur portierin kundershtar Avramov. NJE edhe golat e shenuar nga te dyja skuadrat, ashtu si dhe ne fazen e pare kur ne stadiumin neutral te Triestes mbaron me te njejtin rezultat.

DY – Goli i dyte i pesuar ne 6 ndeshjet e fundit: hera e fundit kishte ndodhur kunder Chievos me rezultatin 1-1 me pas porta zikalter nuk pesoi me gol der tek penalltia e Pinillas.

TRE – Goli i trete per Rolandon, mbrojtes me vizion per golin. Ne rastin e barazimit duhet te falenderoje Icardin, i zoti qe sherbeu nje asist te bukur me koke kur mund te shenonte vete, por goditja e tij ishte prej nje bomberi.

KATER – Vleresimi i arbitrit Russo qe ka gabuar gjithcka, sidomos ne pjesen e pare: nuk akordon nje pozicion jashte loje te Ibarbos duke vazhduar lojen ne rrezik pesimi goli por e shpetuar nga nderhyrja e Juan, ndeshkon me kartona ne menyre shume dyshuese, dhe mbi te gjitha akordon nje penallti inekzistente per Cagliarin (pa ndeshkuar Juan). Ne pjesen e fundit te ndeshjes nuk shikon nje faull qe ishte penallti i Astorit ndaj Icardit.

PESE – Penalltite e akorduar ne disfavor te Interit kete sezon, ekzaktesisht kunder ROmes, Fiorentines, Torinos, Napolit dhe tashme edhe Cagliarit. Kunder asnje ne favor dhe shume episode te dyshimta. PESE edhe golat e shenuara kete vit jashte shtepise per Cagliarin, i pesti pikerisht ne San Siro.

GJASHTE – Vetem gjashte gola te realizuara per Interin qe nga pushimi i Krishtlindjeve deri me sot: nje kunder Chievos, Juventusit, Sassuolos dhe Cagliarit, dy ne Firenze.

SHTATE – Icardi konfirmohet asi nen menge Speedy Gonzalez: arrin gjithmone te ndikoje ne ndeshje pak minuta mbasi eshte futur ne loje, pikerisht mbas 4 minutash mund te zhbllokonte ndeshjen, keshtu qe ai eshte autor i nje asisti me koke per Rolandon qe perballe portes arrin te barazoje rezultatin 1-1.

TETE – Lojtaret ne rrezik prej ndeshkimit me karton te verdhe qe do te kete per ndeshjen e ardhshme, ndeshja e veshtire ndaj Romes: Alvarez, Jonathan, Nagatomo, Palacio, Rolando, Samuel, Taider dhe Juan.

NENTE – Pavaresisht se nuk ka shenuar gol, me aktivizimin e tij ne loje me shume siguri i ka dhene nje me shume freski sulmit dhe ka treguar me shume superioritet ndaj Militos. Te flasim per Icardin, bluza numer 9, qe sa here qe hyn ne loje gjate ndeshjes ne zhvillim arrin te ndikoje dhe te lere shenje tek ndeshja, dje sherbeu asist deciziv ndaj Rolandos. Kur do te jete gati te luaje nga fillimi?

DHJETE -Kunder Cagliarit vjen barazimi i dhjete sezonal, i njejte me numrin e fitoreve, qe kap kuoten e 40 pikeve ne klasifikim qe vlen vendi i peste. Por nese Fiorentina fiton mund te largohet shume nga Interi…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.